E shtunë, 24 Tetor, 2020
8 C
Tirana

Sara përlot publikun me historinë për shoqen: Si ia fshehëm sëmundjen e rëndë

Më të lexuarat

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Foto/ Lefter Koka me Fatos Nanon, ndryshim drastik i ish-kryeministrit

Deputeti Lefter Koka ka publikuar në rrjetin social, Facebook një foto krahë për krahë me ish-kryeministrin socialist Fatos Nano. Në mbishkrimin e fotos, Koka shprehet...

Ku ndryshojnë Trump dhe Bajden mbi politikën e jashtme amerikane

Nga David Tafuri “The Hill” Menaxheri i fushatës së Trump e ka nxitur Komisionin për Debatet Presidenciale të “ri-mendojë dhe ri-publikojë një sërë temash…me theksin...

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

Vritet ish-sportisti, babë e bir e ekzekutojnë në mes të restorantit

Një atentat i mori jetën ish-sportistit të arteve marciale të përziera (MMA) Shamil Abdulmuslimov në qytetin e Kasaviurtit në Dagestan. Kamerat regjistruan të gjithë ngjarjen...

“Mos më prekni me dorë, jam i sëmurë”, zbardhet incidenti i Ndocajt me policinë

Ish-deputeti Eduart Ndocaj është shoqëruar sot në komisariat, pas incidentit në përurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës. Forcat e policisë kanë shoqëruar ish-deputetin, i...

E akuzuan për vrasjen e Remzi Hoxhës, reagon ashpër Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të njohur Remzi Hoxha. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht...

Nuk kaloi vetingun, KPA rikthen në detyrë kreun e Gjykatës së Apelit në Shkodër

Fuat Vjerdha bëhet i pari në sistemin e drejtësisë, i cili rikthehet në detyrë si kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër. Komisioni i...

Edhe pse disa njerëz mund të qëndrojnë në jetën tonë për një periudhë të shkurtër, ata lënë mbresa të mëdha dhe kujtime të paharrueshme.  Historia e sotme në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, përcjell një histori të dhimbshme, por me një mesazh shumë të fortë.

Sara ka humbur para 4 vitesh shoqen e saj më të ngushtë, miken e saj, personin që gjithmonë i gjendej pranë dhe i dhuronte buzëqeshje pafund. Humbja ka shkaktuar një dhimbje të madhe por edhe ka ndryshuar pikëpamjet e Sarës për jetën.

Sara: Kam ardhur këtu për të ndarë një histori, që tek unë ka ndikuar shumë dhe ka lenë gjurmë të thella. Bëhet fjalë për shoqen time të ngushtë, Egla, e cila prej 4 vitesh nuk jeton më.  Egla ishte gëzimi i dytë i familjes Kala sepse ata kishin edhe një djalë Erbin. Ishte një fëmijë i shëndetshëm, i urtë, i qeshur gjithmonë. Egla u rrit, u rregjistrua në klasën e parë dhe fati e deshi të ishim në të njëjtë klasë. Vitet kaluan, në klasën e shtatë ku edhe fjala shoqëri merr një kuptim më të plotë, më të qartë, ne u afruam shumë, diskutonim, ndanim sekrete, ktheheshim bashkë në shtëpi duke qenë se jetonim pothuajse në të njëjtën lagje. Egla edhe në ditët ku isha e mërzitur apo kishim kaluar një ditë të vështirë, gjithmonë ma kthente buzëqeshjen, me optimizimin, me energjinë, me natyrën e saj të qeshur.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte Egla?

Sara15 vjeç. Në klasën e 9-të Egla kishte shqetësime me shëndetin. Sapo prindërit e morën vesh sigurisht shkuan për të bërë analizat dhe ekzaminimet e duhura. Pasi doli përgjigjia, ata morrën një lajm të tmerrshëm. Mjekët i thanë s, Egla u diagnostikua me kancer dhe i kishte mbetur shumë pak kohë për të jetuar. E vetmja gjë që prindërit mund të bënin ishte t’i falnin sa më shumë dashuri dhe lumturi, në aq pak kohë sa i kishte mbetur. Mjekët e konsideruan si sëmundje përbindësh dhe në të vërtetë ashtu ishte sepse ishte shumë agresive dhe nga një organ i caktuar u përhap në të gjithë trupin. Pjesën tjetër të mbetur, Egla e kaloi në shtëpi, nën kujdesin e familjarëve, të prindërve, vëllait dhe të afërmve dhe gjithmonë me qetësues. Ishte shkëputur nga procesi mësimor dhe në vitin e parë nuk mundi të vinte asnjë ditë në shkollë. Por çdo ditë, pasi mbaroja mësimin mezi prisja të kthehesha në shtëpinë e saj dhe t’i tregoja për shoqërinë, për mësimet, projektet, për mësueset. Egla më dëgjonte plot kërshëri dhe ndihej sikur ishte dhe ajo pjesë e kësaj jete aktive.

Ardit Gjebrea: Ajo nuk e dinte se çfarë kishte?

Sara: Nuk e dinte se çfarë kishte..

Ardit Gjebrea: Ndjente? Parandjente? Si e përballonte ajo këtë sëmundje?

Sara: Prindërit i kishin thënë që kishte bronkopneunomi por ajo ishte shumë e zgjuar. Me kalimin e kohës, ajo po shikonte se gjendja po përkeqësohej dhe nisi të bënte pyetje të tipit pse nuk po shërohem?… kaq shumë po zgjat kjo ftohja ime?..,gjyshja, tezja, të gjithë u shëruan vetëm unë nuk po ngrihem nga krevati. Mirëpo, ajo qetësia dhe siguria që shfaqnin prindërit në të folur ja zbehnin disi ato dyshimet. Egla ishte jashtë mase e fortë sepse edhe në momentet me dhimbje më të mëdha nuk e shfaqi asnjëherë atë që po kalonte. Kishte ëndrra pafund dhe mezi priste t’i realizonte ato. Një ditë gjendem në shtëpinë e Eglës, bashkë me shoqet e mia dhe para se të largoheshim, Egla shprehu një dëshirë, ajo donte të rrija me të atë natë. Para se unë të rrija duhet të merrte leje tek mami im, kështu e telefonoi mori leje, mami pranoi patjetër dhe pasi e mbylli telefonin, iu drejtua mamit të vet dhe i tha: O ma, pse mua nuk më thotë askush jo? Pse të gjithë m’i plotësojnë dëshirat. Unë atë natë ndenja aty. Kjo ishte vizita që vleu më shumë se çdo herë tjetër. Folëm shumë dhe për herë të parë më shprehu vuajtjet që po kalonte, dhimbjen që po përjetonte, plagët në trup, për herë të parë e pashë të dobët. Atë natë, Egla dha shumë urata: T’u bëftë dita njëmijë o ba, faleminderit që ma zbukurove tavolinën o ma…Fjetëm shumë pak atë natë dhe kur u zgjuam në mëngjes, Egla nuk ishte mirë, kishte dhimbje dhe ishte e zbehtë. E dinte që unë besoj tek Zoti dhe më shtrëngoi dorën duke kërkuar që t’i luteshim Zotit që ta qetësonte. Dhe ashtu bëri, Zoti e qetësoi, unë u largova e putha në ballë duke i thënë se do kthehesha sërish. Dhe u ktheva, por tani nuk mund të flisja më me Eglën, nuk mund t’ia shtrëngoja më dorën, nuk mund të qeshja më me të sepse Egla ndërroi jetë natën tjetër. Që nga ajo natë, mënyra si unë e perceptoj jetën dhe këndvështrimi im mbi jetën ka ndryshuar. Egla më ka mësuar ta dua ditën, të dua sekondën, minutën, orën, ta jetoj çdo ditë si të jetë e fundit. Më ka mësuar që njeriu duhet të jetë i fortë dhe duhet të përballojë çdo situatë me forcën më të madhe, me buzëqeshje dhe duke mos e humbur asnjëherë besimin. Kur kam probleme, sfida, mjafton të kujtoj Eglën dhe më duket sikur ajo është aty dhe më thotë: Sara t’i mund t’ia dalësh. Ajo është forcë për mua, është shembulli më i mirë dhe pavarësisht se nuk është më fizikisht nuk do të rresht kurrë së qeni një shpirt i pavdekshëm…

Sara ka thirrur në program dy prindërit heronj, siç i quan ajo prindërit e Eglës, për të treguar se ajo do jetë gjithmonë pranë tyre por gjithashtu ka edhe një surprizë për ta.

Entela: Është Sara, vajza e dytë e imja! Është vajza që më ka ndenjur dhe vazhdon të më rrijë pranë çdo moment!

Sara: Egla, vajza juaj e shtrenjtë është shembullli më i mirë  për mua. Imazhi i saj gjithmonë e buzëqeshur dhe me shkëlqim kristali në sy, nuk do shuhet asnjëherë në mendjen time. Mirësia, zgjuarsia, pozitiviteti kanë lenë gjurmë të thella tek unë. Unë e di që humbja e Eglës është një boshllëk që nuk do mbushet asnjëherë, por dua t’ju kërkoj që të jetoni jetën ashtu siç Egla do të donte të bënit. Të festoni festat, të dilni pak më shumë me shoqërinë sepse edhe Egla do donte t’ju shihte më të gëzuar dhe më aktiv. Teta Entela, kur ne dalim dhe flasim për shkollën time, për punën tënde, për përditshmërinë tonë, mendoj se ka ardhur momenti që të flasim pak më shumë edhe për Eglën sepse ajo vërtet pati një jetë të shkurtër, por na ka lënë kujtime pafund me dashuri. Para disa muajsh, më ke dhënë disa poezi që i ke shkruar kur Egla ishte sëmurë, si dhe pas humbjes së saj dhe unë nuk dua që ato fjalë prej shpirti të humbasin nëpër fletë. Prandaj jam munduar që me një libër modest t’i përmbledh dhe këtë libër t’ia trashëgosh Erbit në mënyrë që të gjithë të njohin Eglën tonë unike.

Ardit Gjebrea: Zoti Engjëll, si mundët ta përballonit dhe t’ja fshihnit vajzës, që mos i tregonit çfarë kishte dhe që mos bënit që ajo ta kuptonte, si ja dolët?

Engjëlli: Faktikisht, zotësia e nuses që çdo gjë, kush hynte dhe kush dilte ishte enigmë. Nuk e lamë të kuptonte se çfarë kishte sepse ajo e donte shumë jetën, e donte shoqërinë, donte gjithçka. Ne nuk donim t’ia ndërprisnim në mes këtë vullnet sepse do ta përjetonte dhe më keq. Prandaj ruajtëm këtë sekret të jashtëzakonshëm, që ajo dhe kur u nda nga ne, u nda buzagaz sepse gjithmonë mendonte se do jetonte. /tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video bëhet virale/Kamerat kapin momentin kur Melania i shtyn dorën Presidentit

Tashmë publiku duket se është mësuar me momentet e sikletshme ndërmjet Donald Trump dhe Melania Trump. Të shumta kanë qenë rastet kur Zonja e Parë...

Të (pa) prekshmit

Nga: Denis Dyrnjaja Ditët e fundit një gazetar investigoi dhe zbuloi se Presidenti i Republikës ka shkelur të paktën në më shumë se një herë...

Produksioni i ‘Përputhen’ e përjashton nga emisioni, reagon Shqipja (FOTO)

Produksioni i emisionit “Përputhen” në Top Channel, dje vendosi të përjashtonte konkurrenten Shqipe Hysenaj nga programacioni, për një afat kohor të papërcaktuar. Në nisje të...

Rekord rastesh me Covid-19 në një ditë në Gjermani

Në 24 orët e fundit në Gjermani janë infektuar 14.714 qytetarë. Gjermania ka shënuar shifrën më të lartë të personave të infektuar me koronavirus...

Bullizoi konkurrentët, Shqipja e ‘Përputhen’ përjashtohet nga emisioni

Pas sherreve intensive dhe një përplasje të madhe një puntatë më parë, produksioni i ‘Përputhen’ në Top Channel mori vendimin për të përjashtuar nga...