Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Sara Hoxha: Si u bë ëndrra e babait tim rruga e jetës sime

10 muaj ago
in Kryesore, Showbizz
Sara Hoxha: Si u bë ëndrra e babait tim rruga e jetës sime

Në çdo histori të madhe lidershipi, është dikush që mban themelet e forta, besnike, e fuqishme dhe e pazëvendësueshme për frymën që përcjell në punë. Për familjen më me ndikim në median shqiptare, kjo është Sara Hoxha.

E së fundmi vajza e cila përgjatë gjithë këtyre viteve na ka treguar se thjeshtësia e suksesi nuk matet me xhepa, por me zemër, ka ardhur në një intervistë ekskluzive për Newsbomb.al për të zbuluar se cila është vajza, nëna, bashkëshortja, partnerja dhe mendja e zemra e produksionit të “Big Brother”.

Ndonëse e rritur në një realitet të rrethuar nga dritat e studios, takimet me njerëz të njohur dhe fuqia e vendimeve të mëdha, Sara përgjatë gjithë këtyre viteve nuk ka kërkuar zhurmë për të rënë në sy, por ajo e ka fituar simpatinë e publikut jo si “vajza e…”, por si Sara, vetvetja, duke lënë punën dhe pasonin që babai i saj, Dritan Hoxha, ja ka gdhendur qysh në fëmijëri.

E pyetur nga gazetarja Luela Myftari se kur e kuptoi që ëndrra e të atit, e “Tanit të Topit” ishte dhe ëndrra e saj, Sara ka treguar se nuk pati një moment të vetëm, një datë apo një ditë ku tha “kjo është edhe ëndrra ime”.

Fillimisht, ajo ndjeu vetëm nevojën për të qenë pranë familjes, për të mbrojtur me përkushtim atë që i ati kishte ngritur me shumë mund. Por dita-ditës, pa e kuptuar, përgjegjësia u kthye në pasion. Ajo që nisi si një detyrë për t’u përmbushur, u bë një dashuri që nuk kishte më nevojë për arsye. E kuptoi se ëndrra e babait nuk ishte thjesht ndërtimi i një televizioni, por krijimi i një rruge të re për të folur, për të menduar, për të ndryshuar vendin.

“Nuk pati një moment të vetëm, një datë apo një ditë ku thashë “kjo është edhe ëndrra ime”. Ishte më shumë një proces i heshtur, i natyrshëm, i ndërtuar me hapa të vegjël por të sigurt. Fillimisht doja vetëm të ndihmoja familjen, të isha pranë Lorit, të ruaja me përkushtim atë që babai ynë kishte ndërtuar.

Por me kalimin e kohës e ndjeva që kjo nuk ishte më thjesht një përgjegjësi që më takonte, por një pasion që më përkiste. Ëndrra e babait tim nuk ishte thjesht të ndërtonte një televizion, por të krijonte një mënyrë të re të të menduarit dhe të të treguarit në Shqipëri”, thotë Sara, e cila sot që është në rrugën e suksesit duke ndjekur hapat e së atit, e vetmja gjë që do të dëshironte nga ai do të ishte një përqafim i ngrohtë, si ai që vetëm babai mund t’i japë vajzës së tij për t’i treguar që “bravo vogëlushja ime, ja dole”.

“Më mungon aq shumë, dhe boshllëku në zemrën time është aq i madh sa asgjë nuk do ta zëvëndësonte përqafimin e tij”, thotë Sara mes të tjerash.
Në moshën 29-vjeçare, ajo u konsolidua si krahu i djathtë ideal: producente vizionare e Big Brother VIP Albania, aksionere në një prej perandorive më të mëdha mediatike të vendit, dhe mbështetësja kryesore e motrës së saj, CEO-s që udhëheq ballëhapur.

Siç pëlqen ta thotë vetë Sara: “Është njesh për të qenë dysh”. Në këtë rrëfim të rrallë dhe të sinqertë, ajo ndan me ne ndjesitë e ndërtimit të një trashëgimie nga prapaskenat, mënyrën sesi dhimbja është kthyer në forcë, dhe fuqinë e heshtur, por të pathyeshme, të të qenit gjithmonë ajo ku mund të mbështetesh.
Madje, tani që Big Brother ka përfunduar, ajo ka treguar se edicioni i katërt i cili u finalizua me sukses ishte i jashtëzakonshëm. E kjo, jo vetëm jo vetëm në përmasa produksioni, por në përmasa njerëzore.

“Big Brother VIP këtë vit nuk ka qenë thjesht një spektakël argëtues, ka qenë një pasqyrë e realitetit shqiptar, një platformë ku janë rrëfyer histori që ndoshta në shoqërinë tonë ende trajtohen me turp ose heshtje. Ka pasur rrëfime ku është folur për përvoja të dhimbshme, për abuz – ime seksuale, për momente të jetës që kërkojnë shumë kurajo për t’u ndarë me publikun. Dhe është një privilegj, por edhe një përgjegjësi e madhe për mua si producente, të krijoj një hapësirë ku këto zëra dëgjohen pa paragjykim, me respekt dhe mbështetje”, thotë ajo.

Por, një nga mbështetësit e saj kryesore, i cili e ka ndihmuar në çdo hap që ka hedhur për të shndritur dhe për të bërë më të mirën e saj, ka qenë padyshim Ledioni, shoku i saj i jetës, njeriu i zemrës dhe babai i tre engjëjve të saj.

“Dy vjet punë intensive në Big Brother me Ledionin kanë qenë një rrugëtim i bukur, por edhe sfidues. Nuk është gjithmonë e lehtë të ndash punën dhe jetën me të njëjtin person, por kam mësuar jashtëzakonisht shumë prej tij, çdo ditë, dhe ndihem me fat që kam pasur mundësinë të jem në një proces krijues përkrah dikujt që është i saktë, vizionar dhe i përkushtuar. Nuk ka dy si Ledioni — dhe këtë e them me gjithë bindje si dikush që ka kaluar 11 vjet pranë tij, duke u rritur së bashku, si personalisht, ashtu edhe profesionalisht”, është shprehur Sara, duke zbuluar më tej dhe detaje nga jeta e saj personale, rutina e përditshme, madje edhe lutjet që ajo ka.

Dhe lutja e saj nuk kërkon pasuri, famë apo sukses, por shëndetin e njerëzve të saj më të dashur. Lutjet e Sarës shkojnë për mamin e saj, Vjollcën, e cila ka mbajtur mbi supe të gjithë sakrificën, gjithashtu edhe për fëmijët e saj të cilët dëshiron që t’i mbrojë nga çdo dhimbje e botës, sa më gjatë të mundet.

“Çdo ditë, cdo festë, unë lutem për familjen time. Lutem për shëndetin e tyre. Lutem për mamin tim, e cila ka sakrifikuar shumë për ne dhe lutem gjithashtu që fëmijët e mi të njihen me dhimbjen ose humbjen sa më vonë, në jetë. Të kem mundësi të jem pranë tyre dhe t’i bëj krenarë”, ka thënë Sara ndër të tjera në këtë intervistë ekskluzive për Newsbomb.al.

TË LIDHURA

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve
Aktualitet

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore
Aktualitet

Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore

21:14 | 06/03/2026
Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë
Aktualitet

Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë

17:50 | 06/03/2026
Next Post
“Elita 5” merr trofeun te “Netët e Klipit Shqiptar”!

"Elita 5" merr trofeun te "Netët e Klipit Shqiptar"!

Dashamir Shehi largohet nga drejtimi i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”

Dashamir Shehi largohet nga drejtimi i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”

Milani, gati ta përmirësojë ofertën për Pulisic.

Milani, gati ta përmirësojë ofertën për Pulisic.







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com