Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Sanksione të ashpra/Anulohet vizita e Lavrovit në Serbi

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut i refuzojnë ministrit të Jashtëm rus, Lavrov fluturimin mbi hapësirën e tyre ajrore për të shkuar për vizitë zyrtare në Serbi. Ndaj të besuarit të Putinit janë vendosur sanksione.

Bullgaria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut i refuzojnë avionit qeveritar rus kalimin në hapësirën e tyre ajrore, për këtë arsye ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov nuk mund të zhvillojë vizitën e planifikuar dy ditore në Serbi që duhet të fillonte të hënën. Një funksionar i lartë i ministrisë ia konfirmoi agjencisë ruse, Interfax një raportim në media. Lidhur me pyetjen, nëse vizita është anuluar, punonjësi është përgjigjur. “Diplomacia deri më tani nuk ka aftësinë e teleportimit.”

Lavrov nuk lejohet të fluturojë mbi BE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç është shprehur për një televizion serb, se situata në lidhje me vizitën e Lavrovit është “jashtëzakonisht e komplikuar”. Ajo iu referua vështirësive logjistike, veçanërisht atyre që lidhen me të drejtat e fluturimit mbi një vend të caktuar të diplomatit rus. Kryeministrja serbe, Brnabiç është shprehur, se presidenti Vuçiq për përgatitjen e vizitës së Lavrovit ka zhvilluar bisedime edhe me përfaqësues të “Rusisë, SHBA, Gjermanisë dhe BE-së”. Tradicionalisht Serbia mban marrëdhënie të mira me Rusinë, nga ana tjetër ky vend dëshiron anëtarësimin në BE.

Për shkak të luftës sulmuese kundër Ukrainës, vendet anëtare të BE dhe shtete të tjera kanë bllokuar hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë. Edhe ndaj vetë Lavrovit për shkak të luftës në Ukrainë janë vendosur sanksione.

Serbia ndjek kursin e bashkëpunimit me Rusinë

Ministri i Jashtëm rus, kishte planifikuar të zhvillonte bisedime me presidentin serb, Vuçiq, homologun, Nikola Selakoviç dhe patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, para se të vazhdonte udhëtimin në Turqi. Sipas njoftimeve bisedimet do të zhvilloheshin mbi furnizimet me energji nga Rusia. Në një kohë që BE ndjek kursin e reduktimit masiv të furnizimeve me energji ruse, Serbia vazhdon më tej bashkëpunimin e ngushtë me Rusinë në fushën energjitike. Serbia është gati plotësisht e varur nga furnizimet ruse. Ky vend ka dënuar sulmin mbi Ukrainën, por nuk i është bashkuar sanksioneve të BE. /DW

 

TË LIDHURA

Aktualitet

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Next Post

O Zot, bëje ëndërr

A do shkarkohet Boris Johnson? Liz Truss nuk kursen mbështetjen

Krisen raportet mes "Foltores" dhe LSI-së/Kryemadhi-Berishës: Shko në Gjykatën Kushtetuese për dekretin







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Rama për Zvërnecin: Kërkova dialog, por u refuzua

by mirseda
15:32 | 09/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë me gazetarë të BE-së, të cilët fokusin e kanë...

Zhdukja e Eglant Koçit në Tiranë, publikohet fotoja e autorit të dyshuar Armand Shakaj

15:30 | 09/06/2026

Zvërneci/ Rama: E njoh shijen e gjakut në protesta, por anulimi i projektit s’është zgjidhje

15:17 | 09/06/2026

Dosja “Sterilizimi”/ Beqaj kërkon rrëzimin e akuzave: Provat digjitale të mos pranohen

15:14 | 09/06/2026

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

15:11 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com