E premte, 5 Mars, 2021
12 C
Tirana

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind.

Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas prerësit të druve në pyll.

Rreth 1.000-4.000 bimë orkideje përdoren për të prodhuar 1 kilogram salep, një pije shumë e dashur në Turqi, që është si një ndërthurje midis çokollatës së nxehtë dhe budingut të orizit.

Në Tajlandë, ushtria ka organizuar 18 grushte shteti që nga fundi i monarkisë absolute në vitin 1932.

Rreth 95 për qind e popullsisë së Egjiptit prej 100 milionë banorësh, jeton në rreth 4 për qind të territorit, një brez i gjelbër sa afro gjysma e madhësisë së Irlandës, përgjatë rrjedhës së Nilit që gjarpëron nëpër shkretëtirë

Dy herë në ditë, batica e lumit Tamiz në Londër ul nivelin e ujit në disa zona me7 metra. Në atë kohë mund të shihen me sy të lirë sekretet e qindra viteve të fundit që ruan qyteti i famshëm.

Për dekada të tëra pas lindjes së fotografisë moderne në vitin 1839, një nga përdorimet më të zakonshme të teknologjisë,fotografitë e shkrepura në mënyrë profesionale bëheshin për një anëtar të vdekur të familjes.

Nga frika se do të përballeshin me mungesën e drurit për arkivolë pas sulmit të parë ajror në Londër gjatë Luftës së Dytë Botërore, zyrtarët në Ministrinë e Brendshme britanike, menduan se mijëra njerëz do të duhej t`i varrosnin në kuti kartoni.

Sipas një studimi të vitit 2008 nga Instituti i Paqes i Shteteve të Bashkuara, gati 90 për qind e grave në Afganistan përjetojnë një formë të abuzimit në familje gjatë jetës së tyre.

Një studim, i botuar në “Nature Climate Change” në marsin e vitit të kaluar, zbuloi se më shumë se gjysma e plazheve me rërë të botës mund të zhduken deri në fund të këtij shekulli.

Maja e Malit Everest ka madhësinë e dy tryezave të ping-pongut

Kompania e famshme “Samsung”, u themelua në vitin 1938 si një dyqan që shiste perime dhe peshk të thatë.

Në Finlandë, tradita e dehjes në shtëpi vetëm me të brendshme, është kaq e zakonshme sa për të ka një fjalë të posaçme“kalsarikännit”.

Në Britani, radio-televizioni shtetëror BBC quhet ndryshe me nofkën “Halla”, për reputacionin e saj të qëndrueshëm dhe besueshmërisë që e ka karakterizuar si media.

42 për qind e të rriturve amerikanë – rreth 80 milion njerëz -janë mbipeshë.

Mbreti Saud, mbreti i dytë i Arabisë Saudite, pati 53 djem dhe 57 vajza duke pasur shumë gra dhe konkubina.

Para Revolucionit Industrial, burimet kryesore të zhurmës ishin bubullimat, këmbanat e kishave dhe zjarri i topave.

Minjtë duhet të brejnë vazhdimisht gjithçka që gjejnë, pasi dhëmbët e tyre të mprehtë dhe të fortë rriten vazhdimisht gjatë gjithë jetës së tyre, rreth 10-12 cm në vit

Presidenti amerikan Xhorxh Uashington i mbijetoi sëmundjes së lisë, malaries (6 herë), difterisë, tuberkulozit (2 herë) dhe pneumonisë.

Ministri pakistanez i Aviacionit, Ghulam Sarwar Khan, i tha parlamentit në qershor 2020 se nga rreth 860 pilotë që punonin me avionët e pasagjerëve, 260 kishin licenca të rreme.

Plastika standarde kërkon 450 vjet për tu degraduar në ujin e oqeanit.

Burimi i lajmit: https://www.nytimes.com/2020/12/30/insider/74-of-our-favorite-facts-for-2020.

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ronaldo drejt largimit, Juventusi “piketon” ish-sulmuesin e Interit

Situata e pandemisë nuk i ka ndihmuar klubet e futbollit nga ana financiare të cilat duket se janë me humbje për shkak dhe të...

Serbia merr 500 mijë vaksina kineze/ Vuçiç: Presim dhe 13 milion të tjera

500,000 doza të tjera të vaksinës kineze “Sinofarm”, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Serbi. Lajmin e ka dhënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një...

Fenomeni “Tirja”,/ Bushati: Ndodh kudo, në Gjermani doktori vrau 118 pacientë

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati e ka quajtur të turpshme faktin e fokusimit të vëmendjes ndaj rastit të sanitares së Shefqet Ndroqi, Tire...

Ministri francez: Vaksinat ruse dhe kineze, rrezik për shëndetin publik

Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos i përdorin vaksinat ruse ose kineze për COVID-19n, nëse ato...

Meta: Kush nuk voton, s’ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë thirrje shqiptarëve për të votuar masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas Metës, ai qytetar që...