E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Samiti i “Open Balkan”/Berisha nis protestën nga oborri i PD-së, priten trazira

Sot në Tiranë do të mbahet takimi i radhës në kuadër të “Open Balkan”. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, do të vijnë në vendin tonë në kuadër të kësaj agjende. Zaev do të shoqërohet edhe nga zv/ministri i Financave maqedonas, i cili në ditët e para të janarit pritet të zëvendësojë Zaev në postin e kryeministrit. Punimet e këtij samiti do të zhvillohen në një hotel në qendër të Tiranës prej orës 10:00, ndërsa në orët e pasdites është paralajmëruar një konferencë për shtyp e liderëve të tre vendeve.

Samiti do vijojë sipas planit, pavarësisht thirrjeve të-ish kryeministrit për protesta. Berisha ka paralajmëruar protestë që do të startojë nga Partia Demokratike në orën 16:00, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë.

Ish-kryeministri do vërë në zbatim skenarin ku kërcënonte prej disa muajsh, ai i protestave. Berisha ka thirrur sot të gjithë mbështetësit e tij në një protestë kundër presidentit serb, i cili do të vijë në Tiranë.

Por më shumë se sa një protestë kundër Vuçiç, ajo pritet të jetë një manovër për të marrë me dhunë PD-në, dhe për të shkaktuar trazira.

Tubimi do nisë para PD-së dhe do vijojë te Kryeministria, por mësohet se turma do kthehet sërish në seli dhe këtë herë Berisha do tentojë të marrë karrigen e Lulzim Bashës. Të paktën këto janë planet që qarkullojnë në korridoret e politikës, dhe duket se kjo protestë do jetë një provë force për ish-kryeministrin. Ndërkohë sipas burimeve, policia është vënë e gjitha në gatishmëri, pasi ka sinjale se mund të ketë konfrontime.

Lexo edhe :   “Interesi i Ramës është që Basha të jetë kryetar”, Fevziu zbulon prapaskenat

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...