E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

Salvini: Shqipëria dhe Serbia, duhet të jenë të parat që të integrohen në BE

Kryetari i Partisë Lidhja në Itali, Mateo Salvini, i cili është pjesë e koalicionit qeverisës në ekzekutivin e kryeministrit Mario Draghi, deklaroi se Shqipëria dhe Serbia duhet të jenë ndër të parat që duhet të integrohen në Bashkimin Europian.

Deklarata e Salvinit u bë ditën e sotme në një intervistë për RTV Ora. Sipas Salvinit, këto dy shtete janë shumë pranë Europës sa i takon historisë gjuhës dhe kulturës, ndaj duhet të anëtarësohen të parat nga Ballkani Perëdnimor.

Ndër të tjera, Salvini u shpreh se zgjerimi i Bashkimit Europian është diçka pozitive për të dyja palët, por disa herë procesi mund të hasë edhe pengesa.

Matteo Salvini: ”Në të shkuarën Bashkimi Evropian është zgjeruar shumë shpejt (kufijtë e saj), pa u pasur bazë solide e rrënjë solide. Prej shumë vitesh po arsyeton për pranimin e vendeve shumë më të largëta me ne nga të gjitha këndvështrimet, dhe e them me respekt, për vende si Turqia. Ndërsa vendet më pranë nesh për nga historia, gjuha, kultura, ekonomia si Shqipëria e Serbia, duhet të jenë të parat sipas mendimit tim. Por kujdes e po ju paralajmëroj se disa norma të funksionimit të Bashkimit Evropian, ka raste që janë pengesa. Por mendoj se nëse familja zgjerohet do të jetë një gjë pozitive për të dyja palët.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...