E martë, 9 Mars, 2021
8 C
Tirana

Salianji u dënua me burg, ish-ministri i Drejtësisë: Një sinjal i qartë rreziku

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e konsideron vendimin e gjykatës për ish-deputetin Ervin Salianji një “turp juridik”.

Përmes një postim në “Facebook”, Manjani shkruan se ky vendim paraqet një sinjal rreziku për Gjykatën në vendin tonë. Sipas tij, sot u vërtetua që sistemi i drejtësisë nuk është i pavarur, por përdoret nga pushteti.

“Ai vendim i gjykatës që dënon dikë për kallëzim, pa bërë kallëzim është një turp juridik! Jo gjykatësi, por edhe një student i vitit të tretë juridik e di shumë mirë që ai vendim nuk shkon.

Njëkohësisht ky një sinjal i qartë rreziku që gjykata nuk është e pavarur dhe po përdoret nga pushteti për të mbyllur gojën kundërshtarëve politikë dhe denoncuesve të krimeve shtetërore. Jam 100% i bindur se ai vendim është i goditshim e rrëzueshëm dhe pa asnjë efekt. Por duhet vetëm normalitet gjyqësor”, shkruan Manjani.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zbardhet lista e plotë e kandidatëve të PS për zgjedhjet e 25 prillit

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste e cila zgjati për disa orë pasditen e sotme. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Ball ka...

Zbardhet debati në Kryesinë e PS mes kryeministrit Edi Rama dhe Ditmir Bushatit

Zbardhet debati mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati në mbledhjen me dyer të mbyllura në Kryesinë...

Dalin emrat e parë nga PS/ Rama në Durrës e Vlorë, Majko i 19-ti në Tiranë

Dalin emrat e parë të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit nga radhët e Partisë Socialiste. Mësohet se kryeministri Edi Rama do të kandidojë...

Zgjedhjet e 25 prillit, Facebook paralajmëron partitë politike

Platforma sociale, “Facebook” ka bërë një thirrje për partitë politike, duke u kërkuar atyre të jenë transparente për mënyrën se si do të financojnë...

Meta rikthehet në krye të LSI-së, nëse fiton Rama? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, shprehet e bindur se opozita e bashkuar, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të marrë...