Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se kryeministri Rama është duke bllokuar rrugën për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Përmes një statusi në “Facebook”, Salianji shkruan se shqiptarët sot kërkojnë zhbllokim të rrugës për në BE.
“Rama është plandosur në mes të rrugës dhe në agoninë e tij nuk i hap rrugën Shqipërisë, duke bllokuar integrimin e Shqipërisë, pasurimin e shqiptarëve, drejtësisë së pavarur dhe prosperimit të qytetarëve! Të gjitha për pushtetin e tij personal!
Sot shqiptarët kërkojnë zhbllokimin e rrugës drejt BE, kërkojnë një qeveri qe garanton zgjedhje te lira dhe te ndershme, për një qeveri që i shërben qytetarëve dhe jo që i vjedh çdo ditë”, thotë Salianji.