Salianji nga Korça: Energjia e të rinjve, garancia për fitoren e thellë

Gjatë një takimi të zhvilluar me të rinjte e qytetit të Korces, kandidati për deputet i partisë Demokratike Ervin Salianji shfaqet entuziast me energjinë e të rinjve në këtë qytet.

Teksa ka folur për një sërë problematikash që shqetësojnë të rinjtë Korcarë, ai është ndalur edhe tek tallja që sipas tij ka bërë Kryeministri me të rinjtë e këtij qyteti, kur ka deklaruar se ata fitojnë 7 mijë dollare në muaj.

Duke iu premtuar se pas 25 prillit ne do të punojmë për zgjidhjen e këtyre problematikave, ai tha se të rinjtë do jenë fytyra e pushtetit pas kësaj date.

Postimi në Facebook:

Nga zemra e Korçës me zemrën e fitores në 25 prill

Energjia e të rinjve, garancia për fitore të thellë

Ata do të jenë fytyra e pushtetit pas 25 prillit.