E martë, 21 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

Babalja/ Salianji i pandehur, Berisha nxjerr emrat: Proces montuar nga bastardi i…

Në procesin gjyqësor “Babalja”, pas marrjes si të pandehur të demokratit Ervin Salianji, dhe gazetarit Jetmir Olldashi ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai e ka quajtur një proces të montuar nga bastardi i xhelatëve të diktaturës dhe kreu i meduzës.

Sipas Berishës, “Procesi Salianji-Olldashi si rikthim i Edvinit tek proceset politike staliniste të etërve të tij mizor dhe si dëshmi tjetër flagrante e lidhjeve të tmerrshme të tij me krimin”.

Postimi i Berishës:

Nje proces i montuar nga bastardi i xhelateve te diktatures dhe kreu i meduzes!

-Procesi Salianji-Olldashi si rikthim i Edvinit tek proceset politike staliniste te eterve te tij mozor dhe si deshmi tjeter flagrante e lidhjeve te tmerrshme te tij me krimin.

Te dashur miq, vendimi i krye kreut te meduzez, Edvin Kristaq Urrejtja per te ndjekur penalisht anetarin e Keshillit Kombetar te Partise Demokratike, Ervin Salianji dhe gazetarin e njohur investigativ Jetmir Olldashi, eshte deshmi tjeter e rikthimit te Edvin Kristaq Urrejtjes ne traditen e krimit politik, te proceseve dhe vendimeve gjyqesore staliniste te eterve te tij xhelate te shqiptareve te pafajshem.

Pasi ka shnderuar drejtesine ne dege te ekzekutivit, ai sot, njelloj si i ati i tij, skulptori xhelat Kristaq Rama, i cili firmoste krahas Ramiz Alise varjen publike te poetit Havzi Nela me akuza kryekeput falso dhe te sajuara, Edvini vendos ndjekjen penale te Salianjit dhe Olldashit me akuza te turpshme dhe falso qe te kujtojne nenet e agjitacionit dhe propagandes dhe ate te ndihmes per arratisjen nga vendi te Kodit Penal hoxhist.

Sipas ketij skizoidi, Salianji dhe Olldashi kane kryer krim sepse “kane nxitur Alfred Veliun per tu larguar nga vendi dhe kerkuar azil politik dhe kane fyer Fatmir Xhafen.”

Lexo edhe :   Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Me kete qendrim Edvin Kristaq Urrejtja deshmon se eshte skllav i ligesise shpirterore aterore, e cila e shtyn te formuloje nepermjet nje skllavi te tij akuzat me qesharake dhe te turpshme te 28 viteve te fundi.

Por me kete qendrim, Edvin Kristaq Urrejtja deshmon se ai eshte krykeput skllav i krimit dhe kreu i tij ne Shqiperi. Ai me keto akuza nuk bene gje tjeter veçse hakmerret si primitiv, jo per Fatmirin se atij i vuri shqelmin. Rama hakmerret per Agronin, qe, per shkak te guximit qe treguan dhe transparences qe bene Salianji dhe Olldashi, po kryen ne Itali vitet e denimit te dhena nga gjykatat e ketij vend si ring lider i nje rrjeti nderkombetar te trafikut te droges ne Bolonja.

Lexo edhe :   “Për një PD më të bashkuar”, “Foltorja” e Berishës zhvendoset në Fier

Para kesaj, Agroni kishte mbrojtjen e plote te Rames sepse sipas tij ai ishte “njeru i ndershem qe po rriste dy femije” nderkohe qe siç deshmuan dosja gjyqesore e Italise dhe rregjistrimet investgative, ai jo vetem ishte i denuar per trafik droge ne vendin fqinj por nuk kishte hequr dore nga zanati i vjeter dhe mesa duket i ngrohte mire xhepat Edvinit.

Perveç kesaj, duhet rikujtuar ketu se jane hedhur akuza direkte te lidhjeve te Agronit me kompanine e lojrave te fatit Apeks se bashku me vella Olsin.

Duke denuar me ashpersine me te madhe farsen e turpshme staliniste gjyqesore ndaj Ervin Salianjit dhe Jetmir Olldashit, te montuar nga Edvin Kristaq Hakmarrja, si nje akt qe provon katerciprisht si ligesine e tij shpirterore aterore ashtu dhe lidhjet e tmerrshme me krimin, iu bej thirrje shqiptareve te shporrim nje minute e me pare kete klike banditesh dhe pushtetin e tyre te krimit.sb

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...