E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në Maqedoninë e Veriut.

I ftuar në emisionin ”Kjo Javë” në News 24, Salianji u shpreh se ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski kontrollonte gjithçka, dhe fitoi mandatin e tretë ashtu si kryeministri Edi Rama, por ra pas një viti.

Salianji tha se pavarësisht blerjes së votës, Partia Demorkatike do të bëjë gjithçka që të përmbysë atë që ai dhe kryedemokrati Lulzim Basha e quajnë regjim.

Ervin Salianji: ”PD ka bërë një opozitë në gjithë dimensionet që jeta e regjimit të shkurtohej, por kjo nuk varet vetëm nga PD, varet edhe nga përgjigjja e shoqërisë, elementë të tjerë të cilët qytetarët e dinë shumë mirë. Në politikë është e rëndësishme është të jesh konsistent, të kesh kauza dhe të kesh fuqinë morale, në mbështetjen e tyre. Kështu ishte edhe opozita e Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut. Gruevski kontrollonte gjithçka, e mori edhe mandatin e tretë, si e mori edhe Edi Rama këtu, po ra brenda një viti. Është rasti i vitit 1991 në Shqipëri, e dimë si përfundoi me zgjedhje në vitin 1992.

Kështu që pas ditës së nesërme, PD ka detyrimin që të bëjë gjithçka që shoqëria kërkon dhe gjithçka që kemi parë si defekt në këto zgjedhje. Të gjitha format që do të përdoren në të gjitha dimensionet nga ana e opozitës dhe PD, në fund çojnë në një drejtim në përmbysjen e regjimit me votë. Pavarësisht masës se blerjes së votës, do arrijmë të bëjmë të gjithë ndërhyrjet e nevojshme për të bërë të mundur rikuperimin sa më të shpejtë.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bashkia merr pronësinë e Teatrit/ Budina: Meta dhe Basha të mos heshtin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka protestuar ndaj vendimit të qeverisë për t’i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Regjisori...

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...