Politikë

Saimir Tahiri nxjerr videon: Beteja sapo ka filluar


               Publikuar në : 23:00 - 19/09/19 Enno

Pas prononcimit për mediat, pas daljes nga gjykata, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar sërish me publikimin e videoje.

Tahiri ka shpërndarë në Facebook një deklaratë bërë në 1 nëntor të 2018-ës, ku krahas saj paralajmëron se beteja e tij sapo ka filluar.

Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin e saj vetëm pak minuta më parë, pas orësh të tëra zgjatjeje të seancës. Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj shërbim prove për vetëm një akuzë, atë të “Shpërdorimit të detyrës”.

Postimi i plotë:

Nuk te themi dot qe je i pafajshem, kshuqe po te denojme pak fare….keshtu e kuptova sot.
Beteja ime sapo ka filluar 💪💪💪
Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen 🤗🤗🤗

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT