E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Saga e vrasjeve vazhdon, historiku i vëllezërve Bashaliu në Peqin

Sot u qëllua për vdekje 35-vjeçari Albi Bashaliu. Viktima rezulton të jetë i arrestuar në vitin 2017, pasi akuzohej se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave. Albi Bashaliu, në atë kohë qëlloi me automatik në drejtim të shtetasve V.SH, 57 vjeç dhe A.B, 38 vjeç, banues në Peqin. Këta dy persona nuk pësuan lëndime nga të shtënat me armë. Ndërkohë, policia sekuestroi në vendngjarje në cilësinë e provës materiale 18 gëzhoja armë zjarri model 56 të kalibrit 7.62mm, 1 fishekë i pa plasur model 56 të kalibrit 7.62mm si dhe një automjet tip ‘Volkswagen’ me targa AA 226 ES në pronësi të shtetasit Albi Bashaliu.

Ky i fundit është vëllai i Leonard Bashaliut, i cili është i dënuar me burg, pasi në qershor të këtij viti ka vrarë Ylben Xhahysën, për një konflikt të ndodhur 5 vite më parë ku viktima i kishte gërvishtur makinën.

Albi Bashaliu është vrarë sot në të njëjtën vend ku vëllai i tij, Leonard Bashaliu vrau 6 muaj më parë Ylben Xhahysën pas sherrit për gërvishtjen e makinës.

Pista kryesore për vrasjen dyshohet hakmarrja, pasi vëllai i viktimës është në burg për një vrasje të kryer në qershor të këtij viti.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...