E enjte, 26 Nëntor, 2020
2 C
Tirana

Sa shumë u “dhimbset” fjala e lirë disave

Më të lexuarat

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në vend

Pas ditësh të tëra me shifra rekord, Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në 24...

”Mund të ruhet në temperatura -2 gradë”/ AstraZeneca: Ja sa kushton vaksina

Shumë shtete janë në garë për zbulimin e vaksinës efektive që do të luftojë koronavirusin, në një kohë që numri i të infektuarve po...

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Ndërron jetë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona

Një lajm i trishtë për botën e futbollit. Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Pak ditë më parë, ai i'u...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

Studimi/ Ja cila është simptoma më e zakonshme e njerëzve të prekur nga Covid

Njohja e simptomave kryesore të koronavirusit, ka qenë thelbësore për të gjetur një trajtim mjekësor për pandeminë. Në fillim të shpërthimit të pandemisë, ekspertët paralajmëruan...

FOTO-VIDEO/ Teoritë e shumta mbi metalin misterioz monolit të gjendur në Utah

Një pllakë gjigande, misterioze metalike, ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve, teksa spekulojnë se si një strukturë e tillë u krijua në një pjesë...

Nga: Artur Ajazi

Ka disa ditë që në rrethet mediatike ka nisur diskutimi në parim dhe “nen për nen” i projektligjit mbi shpifjen. Kudo në botën e qytetëruar, kryesisht atë perëndimore, shpifja dënohet me ligj, shpifja përbën shkelje të ligjore, edhe kur bëhet ndaj kryeministrit, ministrit, deputetit, drejtorit, biznesmenit, apo dhe një qytetari të thjeshtë.

Gjithkush kur shpif, duhet të mbajë përgjegjësi ligjore. Në fakt ky ligj, ishte i vonuar, kryesisht për Shqipërinë e postkomunizmit, e cila pas vitit 1992, u qorrolleps keqas, si në çdo fushë tjetër, edhe në fushën e medias. Nuk mbeti njeri pa u bërë “gazetar” apo dhe “analist”, nuk mbeti njeri pa u bërë “pronar mediash”, duke e përdorur shpifjen si lëndën e parë për të hapur gazetën, edicionin e lajmeve në radio apo televizione, apo pa arritur synimin e tij.

Fillimisht shqiptarët nuk ishin mësuar me shpifjen, nuk ishin mësuar me “skupin” apo dhe me lajmin e befasishëm, që dilte nga dyert dhe goja e ministrave, kryeministrave, apo dhe deputetëve, dhe trashej derisa vinte tek veshët e popullatës. Përgjatë këtyre 30 viteve, ky vend ka njohur dhe dëgjuar “xhevahire” nga më të rrallat, ka lexuar dhe ka dëgjuar shpifje nga më monstruozet, duke nisur nga apo që lidheshin me politikën, postin, dhe deri tek jeta private e tjetrit. Ata që hidhen dhe përdridhen sot për “fjalën e lirë”, ata që kanë vite që abuzojnë, dhe nuk lenë njeri pa baltosur në radio, televizione, gazeta dhe rrjete sociale, ata janë sot “dashnorët” e zjarrtë të fjalës së lirë.

Ata që janë hedhur (pas komunizmit) sa tek Sali Berisha tek Fatos Nano, ata që janë bashkuar habitshëm edhe me Ilir Metën, janë sot “mbrojtësit e fjalës së lire”. Ata që nuk lënë portal, emision televiziv, pa shkrehur fjalorin më banal, ndaj kujdo që nuk u ka dhënë para, reklama apo dhe “gjëra të tjera” janë sot kundërshtarët e porjektligjit mbi shpifjen. Ata që rrinin gjithë ditën në anekset e zyrës së pushtetit, dhe që u bënë milionerë me median e tyre “të pavarur” kanë dalë sot, dhe hidhen në mbrojtje të “fjalës së lirë”, dhe e quajnë “çensurë nga qeveria” edhe kur shpifin dhe baltosin këdo pa shkak.

Lexo edhe :   Meta nuk iu ndahet kërcënimeve, jep mesazhin e koduar
Lexo edhe :   Meta nuk iu ndahet kërcënimeve, jep mesazhin e koduar

Media ka tjetër mision, të tregojë dhe faktojë gjithçka siç ka ndodhur , dhe jo të shpifë dhe pastaj të shfajësohet kur arrin “objektivin”. Shpifja në media,duhet të ketë sanksione të forta ligjore si ndaj politikanit që e deklaron, ashtu edhe ndaj gazetarit që e mbron dhe interpreton si të vërtetë. Rasti më flagrant, se si media ka shpifur dhe ka marrë në mbrojtje gjithmonë shpifësit e saj, ka qenë periudha kur në pushtet ishte ish-opozita e vjetër. Të gjithë e kujtojnë ( madje deri ditët tona) se si nuk lanë njeri pa njollosur, pa akuzuar dhe denoncuar me fakte të sajuara, me skenarë banalë, nuk lanë njeri pa trazuar nga jeta e tij publike deri tek familja, dhe askush nuk mbante përgjegjësi penale.

Ka ardhur koha, që edhe media të mësojë të zbatojë ligjin, ti përmbahet të vërtetës dhe askujt tjetër. Ka ardhur koha që ligji të veprojë njëlloj si ndaj shpifësit me imunitet, ashtu edhe ndaj mbrojtësit dhe përfituesit të tij. Mjafton të shikosh se cili po e “mbron” me kaq zjarr “fjalën e lirë” dhe të kuptosh se ku fshihet “lepuri”. Mjafton të dëgjosh se cili bërtet më shumë për “çensurën” e qeverisë dhe do të kuptosh sa shumë është degraduar një pjesë e medias në Shqipëri, se ku është katandisur një pjesë e pushtetit të katërt, i marrë peng nga politika e vjetër prej gati 30 vitesh, duke u përpjekur të ndalë zbatimin e ligjit, edhe kur bëjnë shpifje, edhe kur përhapin panik në popullatë, edhe kur marrin në mbrojtje vrasës dhe të korruptuar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reali “trullos” Interin, fitojnë Bayern dhe Atalanta

Përfundojnë ndeshjet e katërta në grupe të Champions League. Reali ka mundur Interin në “San Siro” me rezultatin e pastër 0-2. Ndeshja u zhbllokua...

Maradona ndërroi jetë, 5 fëmijët e tij “në luftë” për milionat

Vdekja e Diego Maradonës mund të shkaktojë një grindje familjare mbi pasurinë e tij ndërsa ai lë pas pesë fëmijë që i njohu si...

Zgjedhjet/ Duka: Po s’ka dakordësi me Bashën, do ketë me Patozin e Topallin

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka, i ka dhënë mesazhe të qarta kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Teksa ka qenë i ftuar...

Gjermania zgjedh më 26 shtator 2021, pasuesin e Angela Merkel

Qeveria gjermane vendoi të mërkurën që më 26 shtator 2021 të zhvillojë zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur kreun e ri të ekzekutivit që...

OKB: Dhuna e burrave ndaj grave është gjithashtu një pandemi

Në të gjithë botën të mërkurën u shënua Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Në shumë vende gratë thanë se bllokimet për shkak...