E premte, 15 Janar, 2021
9 C
Tirana

Sa shumë etje kemi për “llumë” dhe “këllirë”

Nga: Mentor Kikia

Ndoqa një pjesë të emisionit “Open” mbrëmë. U diskutua për çështjen e mos-hapjes së negociatave, në atë pjesë që pashë unë. Sot po shikoja lajme në media online që i referoheshin këtij emisioni:

“Plasi sherri mes Grida Dumës dhe Frrok Çupi: O këllirë, o llum, o hiç”, “Jam themeluesi i partisë që ti fshin menderen moj”, “Ja çfarë i tha Grida Frrokut dhe Frroku Gridës”. Më pas në rrjet vijnë ata që lëshohen me sharje, ca ndaj Frrokut e ca ndaj Gridës.

I gjendur vetë shumë herë në të tilla mjedise, unë mendoj se kjo është forma më e shëmtuar e të bërit debat.

Qytetarët që shikojnë një debat politik, presin të mësojnë se çfarë mendojnë, çfarë idesh kanë ata njerëzit e “mençur” që janë ftuar aty. Por në fakt, çfarë ndodh?

Lajm nuk është fare as çfarë thuhet aty, as çfarë sygjerohet, por vetëm si u shanë, si u zunë, si u ofenduan…

Mark Marku, p.sh, ka një jetë që del nëpër studio, por lajm është bërë vetëm se i tha dikujt “ta fus me shishe kokës”. Padyshim edhe Frroku dhe Grida, kanë thënë gjera më të rëndësishme se ato fyerjet, por lajm u bënë pikërisht për fyerjet.

Pas çdo emisioni, mediat sulen të bëjnë lajme të tipit: plas në studio, ja si e shau, ja si i tha, ja si e kërcënoi. Madje edhe vet programet i promovojnë këto ”lajme” në faqet e tyre.

Pse ka kaq shumë etje për sharje, për ofendime, për llum? Sepse kjo sjell më shumë audiencë, sepse kjo e tërheq më shumë lexuesin dhe shikuesin? Ndoshta!

Dhe kjo bën që moderatorët ta kërkojnë audiencën tek sherri e jo tek idetë që duhet të dalin në një program të tillë. Më i zoti nuk është ai që jep argumentat dhe idetë më të mira, por ai që nuk e lë kundërshtarin të marrë frymë, nuk e lë të flasë.

Lexo edhe :   Ra ky shi në arat e Monalulit
Lexo edhe :   Ra ky shi në arat e Monalulit

Debati i parë mes Biden dhe Trump, ishte i “Alla shqiptarçe”, por opinoni brenda dhe jashtë vendit iu sul të dy kandidatëve dhe në debatin tjetër ata folën për planet që kishte secili për Amerikën.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbytjet ‘mollë sherri’, Rama: Meta është në hall, se ndihmoj dot

Rama i ka kthyer përgjigje Metës sa i takon përmbytjeve. Kujtojmë këtu se presidenti Ilir Meta kërkoi reagim të shpejtë nga qeveria dhe jo...

Vetë e bëri vaksinën, Rama ua pret shkurt deputetëve

Kryeministri Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të jetë i...

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....