E diel, 1 Gusht, 2021
40.5 C
Tirana

Sa persona parashikohet të infektohen me koronavirus? Përgjigjet Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se parashikohen qindra të prekur nga koronavirusi në Shqipëri.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e qeverisë.

Ministrja theksoi se neglizhenca e masave vë në rrezik gjithë sistemin shëndetësor në Shqipëri, teksa shtoi se mund të çojë dhe në pikën që spitalet nuk do të përballojnë dot fluksin e të infektuarve.

“Parashikojmë disa qindra të prekur në Shqipëri dhe ne duhet të sigurohemi që ata të marrin kujdesin e duhur. Por nëse nuk i zbatojmë rregullat, vendos në rrezik sistemin shëndetësor sepse nuk arrin dot të përballojë fluksin që do të shkojë në spitale.

Sistemi nuk duhet të jetë i përgatitur vetëm për rastet e koronavirus, por edhe rastet e tjera. Sa më shumë të zbatojmë masat që qeveria merr, aq më me pak kosto do ta kalojmë këtë. Një thirrje edhe për mjekët dhe infermierët, kujdesuni dhe mos abuzoni me mjetet mbrojtëse.

Një personel që do të na duhet shumë, por secili nga ne duhet ta ruajë dhe të kontribuojë në ruajtjen e vetes dhe personelit mjekësor. Ne do të bëjmë ç’është e mundur që të ruajmë shëndetin e qytetarëve të pacenuar”, pohoi Manastirliu.

Kujtojmë se numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 15.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...