E hënë, 18 Janar, 2021
3 C
Tirana

Sa lekë keni bashkë me ato të fshehurat? Rama i përgjigjet pyetjes së gazetarit

Kryeministri Edi Rama ka treguar burimet financiare me të cilat ndërtoi vilën e tij në Surrel.

Në një intervistë në “Opinion”, Rama tha se çdo gjë që ka ai sot, përfshirë edhe shtëpinë, është meritë e Lindës, sepse ajo ka qenë personi që ka pasur idenë e të ndërtuarit një shtëpi e një familje.

I pyetur për pasurinë që ka ndërtuar, Rama tha se në xhepat e tij nuk ka asnjë qindarkë që të jetë e fituar nga puna e të tjerëve.

Edi Rama: “Shtëpia ime është një nga thuajse gjysmë milionë shtëpitë që janë ndërtuar në Shqipëri. Në shtëpinë ku jetojmë ne, ngado të kthesh kokën janë vila 3-4 katëshe dhe nuk ka asnjë politikan aty. E treta, unë vetë deri ditën kur jam bërë burri i Linda Ramës dhe kam shumë fat që jam burri i Linda Ramës, unë kam pas idenë që, pse duhet të kem unë shtëpi? Unë jetoj me qira. Shtëpitë e mia me qera janë gjithmonë minimaliste. Linda kishte një tjetër ide, që shtëpia është një hapësirë ku zhvillohet historia e përditshme e një familjeje dhe ku mblidhen kujtimet dhe janë pasuri edhe e fëmijëve.

Në atë kohë ajo kishte një tokë që në fillim të viteve 2000 kur nuk ishim fare me njëri-tjetrin dhe erdhëm tek ideja për ta bërë atë shtëpi. Është kontributi i saj për ta bërë atë shtëpi. Është një hapësirë e shtrirë në një kat. Ka një veçanti që muret e jashtme dhe të brendshme i ka një, por do vijë dita që me siguri do jetë pikë referimi nga pikëpamja e arkitekturës. Unë nuk kam asnjë qindarkë në xhepin tim që është fituar nga puna e të tjerëve. Për një arsye shumë të thjeshtë, se unë e kam patur shumë të qartë që në këtë botë jemi për të kaluar, jo për të ndjenjur”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...