E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Sa kohë janë të imunizuar personat që kalojnë Covidin? Ja çfarë thotë mjeku

Personat që kanë kaluar Covidin, kanë shumë pikëpyetje se sa kohë janë të imunizuar. Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, thotë se ata që e kanë kaluar koronavirusin krijojnë qeliza B të cilat zgjasin deri në 242 ditë.

Ai i referohet një studimi botuar në prestigjiozen Science Immunology, autorët e institucioneve të shquara kërkimore Australiane kanë arritur në përfundimin se të gjithë individët krijojnë qeliza B kundër SARS-CoV-2.

Qelizat B të kujtesës ishin të pranishme deri në fund të studimit (242) ditë. Mjeku shprehet më tej se rezultatet janë lajme shumë të mira për personat që e kanë kaluar infeksionin në mënyrë natyrore, por mund të jetë sinjal pozitiv edhe për programin e vaksinimit.

Statusi

“Burimi i palumturisë njerëzore është injoranca jonë mbi Natyrën”

Cit.: Paul Henry Thiry D’Holdbach

Lajme të mira miqtë e mi!

Ne mund ta injorojmë Natyrën, por megjithatë ne jemi pjesë e saj dhe ajo nuk mban mëri!

As nuk harron!

Kështu ndodhi edhe me debatin mbi kohëzgjatjen e imunitetit kundër SARS-CoV-2 te personat që e kalojnë atë.

I gjithë debati u fokusua në mënyrë të mysët vetëm mbi praninë dhe nivelin e antitrupave qarkullues IgM dhe IgG.

I gjithë interesi iu kushtua kohëzgjatjes së pranisë së tyre në gjak.

I gjithë paniku u shkaktua nga fakti që ky nivel antitrupash qarkullues bie pas disa muajve.

I gjithë shqetësimi erdhi nga mosnjohja e mekanizmave imunitare.

E gjithë frika erdhi nga vetëkënaqësia dhe besimet e verbëra se:

“…dimë çdo gjë…”

“…shkenca ka zbuluar çdo gjë…”

“…antitrupat e matshëm janë e vetmja formë imuniteti…”

“…dhjetë minuta lexim titujsh mediatikë barazojnë studimin e imunologjisë..“

Duke sjellë rrjedhojën më të rëndë nga të gjitha.

MOHIMIN:

“Pjesa e imunitetit, që nuk jemi në gjendje të masim, NUK EKZISTON!”

Lexo edhe :   Rritet numri i të infektuarve me koronavirus, 4 viktima në 24 orë

Mirëpo harrojmë se natyra bën punën e saj, pavarësisht nga paaftësia jonë për të njohur, kuptuar, tejçuar dhe kujtuar mësimet e saj!

Ne mund të harrojmë, por NATYRA KUJTON!

Kështu vepron edhe sistemi ynë imunitar. KUJTON!

Në studimin e freskët nga shtypi, botuar vetëm pardje në prestigjiozen Science Immunology, autorët e institucioneve të shquara kërkimore Australiane demonstrojnë qartësisht se:

TË GJITHË INDIVIDËT KRIJOJNË QELIZA B KUJTESË KUNDËR SARS-CoV-2;

Lexo edhe :   OBSH mbledh Komitetin e Emergjencës

QELIZAT B TË KUJTESËS ISHIN TË PRANISHME DERI NË FUND TË STUDIMIT (242 DITË).

Ky është studimi më i gjatë i zhvillimit dhe qëndrueshmërisë së imunitetit kujtesë deri më sot, pasi vetë pandemia ka zgjatur rreth 10 muaj deri më sot dhe autorët kanë studiuar ecurinë e imunitetit për 8 muaj deri tani.

Rezultatet janë lajme shumë të mira për personat që e kanë kaluar infeksionin në mënyrë natyrore, por mund të jetë sinjal pozitiv edhe për programin e vaksinimit.

Pra, miqtë e mi:

Ne mund të mos e njohim plotësisht apo të zgjedhim ta harrojmë natyrën, por kjo e fundit na njeh mirë ne dhe kujton … kujton gjithmonë!

Këshillë në prag festiv:

Le të bëhemi më të thjeshtë dhe të përulur, e të kuptojmë e të pranojmë kufijtë tanë njerëzorë.

Gëzuar Krishtlindjet miqtë e mi të krishterë!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...