AA-Instant

“Sa ironike, e nisa ditën me të qeshura të mëdha”, këngëtarja humb njeriun e shtrenjtë

               Publikuar në : 08:57 - 12/01/19 S.N

E ka nisur ditën me të qeshura, por brenda pak orësh ka marrë lajmin më të hidhur: ndarjen nga jeta të të atit. Këngëtarja Julka Gramo po kalon ditë mjaft të vështira, teksa ka humbur të atin. Lajmin ajo e ka dhënë në një postim në Instagram, ku edhe ka treguar ironinë e fatit.

Pasi e ka nisur ditën plot me të qeshura dhe madje ka uruar ndjekësit e saj për një ditë sa më të gëzuar, këngëtarja Julka ka marrë lajmin e dhimbshëm.

Postimi i moderatores:

Sa ironike… Sot e nisa diten me te qeshura te medha me nje video te Ellen De Generes dhe ju urova nje dite plot buzeqeshje, pa ditur se disa minuta me vone dita ime do te merrte nje kthese 360 grade… Sot humba babain tim… Sigurisht nuk qeshja dot si Ellen, por buzeqeshja kur shihja se sa kujtime te bukura dhe sa shume respekt e dashuri kishin te gjithe njerezit per te… Jam krenare per njeriun fort te dashur, punetor, te palodhur e te sakrificave qe ishte, La shtepine plot me dashuri… Ndihem me fat per te gjithe familjen dhe miqte qe na u gjenden prane ne kete dite te veshtire… “TO LIVE IN HEARTS ËE LEAVE BEHIND IS NOT TO DIE”.

Kthehu