E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Sa energji elektrike harxhon Bitcoin?

Sa energji elektrike konsumon Bitcoin në nivel global? Përgjigja është e rëndësishme jo vetëm për shëndetin e planetit, por edhe për vlerën e monedhës. Studiuesit e nisin llogarinë duke parë sesa shpejt kompjuterët e këtij rrjeti mund të kryejnë llogaritjet e tyre.

Pastaj ata bëjnë disa supozime në lidhje me pajisjet kompjuterike që përdoren më shumë për të prodhuar kriptomonedhat e reja. Vlerësimi i tillë më i njohur vjen nga Indeksi i Konsumit të Energjisë Elektrike i Universitetin e Kembrixhit, sipas të cilit rrjeti global i Bitcoin konsumon aktualisht rreth 80 teravat-orë energji elektrike në vit, ose afërsisht e barabartë me prodhimin vjetor të 23 termocentraleve me qymyr, apo sasisë së përafërt të energjisë që konsumohet aktualisht në një vit nga Finlanda.

Por le ta zbërthejmë këtë shifër, në një mënyrë që të jetë pak më e lehtë për t’u kuptuar. Marrim për shembull një bateri të vogël. Ajo mund të mundësojë përdorimin e telekomandës së televizorit tuaj? Një paketë prej 40 baterish prodhon 104 Ëh energji, aq sa mjafton për të karikuar një tablet.

Po sikur në vend të një pakete baterish, të mbushnim një paletë? Do të ishte afërsisht po aq energji elektrike sa nevojitet për të udhëtuar me një automjet elektrik nga Bostoni në Çikago. Tani imagjinoni sikur le të mbushim një kontejner 6 metra të gjatë plot me bateri, dhe do të kishim diçka më pak energji se sa konsumon një familje mesatare amerikane në një vit.

Një anije si “Algeciras”, më e madhja në botë dhe me të njëjtën madhësi si “Evergiven”, por me kapacitet pak më të madh, mund të mbajë 24.000 nga këto kontejnerë transporti. Ajo sasi baterish do t’ju jepte një energji elektrike të mjaftueshme për një furnizim 2-mujor të çdo ndërtese tregtare në SHBA.

Kjo sasi është pak më pak se sa ajo që harxhon në ditë “miniera” e Bitcoin, e cila sipas indeksit të Kembrixhit është 231.726.027 kilovat (231.7 Gigavat). Por, çfarë ndodh me një vit të tërë? Kembrixh vlerëson se sasia do të jetë do të jetë 84.6 Teravat.

Por konsumi i energjisë elektrike nga Bitcoin, nuk na tregon shumë për ndotjen me karbon të atmosferës. Sipas Kembrixhit, 62 për qind përdoruesve globalë të Bitcoin mbështeten tek energjia hidrike për të paktën një pjesë të energjisë elektrike që përdorin ; 38 për qind shfrytëzojnë atë të prodhuar nga qymyri, dhe rreth 39 për qind përdorin të paktën një kombinim të diellit, erës apo burimeve gjeotermike.

Në total emetimet globale vjetore nga rrjeti, janë gati të barabarta me atë të metrosë së Londrës. Por është e rëndësishme të theksohet se këto shifra janë të gjitha supozime të bazuara në disa të dhëna, dhe mund të luhaten sezonalisht, dhe sipas vlerës së Bitcoin.

Për shembull, energjia hidrike është më e disponueshme në Kinë gjatë sezonit të shirave në Siçuan.

Mbrojtësit e Bitcoin, argumentojnë se të gjitha industritë përdorin shumë energji, ndaj është e padrejtë të veçosh Bitcoin. Një analizë e kompanisë “Galaxy Digital” në muajin maj, theksonte se Bitcoin konsumon shumë më pak energji elektrike sesa ATM-të dhe qendrat e të dhënave të bankave tradicionale.

Por bankat tradicionale u shërbejnë shumë më shumë njerëzve sesa Bitcoin. Prandaj, pyetja bëhet vetvetiu subjektive:Sa përdorim i energjisë është i arsyeshëm për një industri të sapolindur, nga e cila përfiton vetëm një numër relativisht i vogël spekulatorësh?

Burimi i lajmit: https://qz.com/2023032/how-much-energy-does-bitcoin-use/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...