E enjte, 21 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Sa e paguante Enver Hoxha mjekun e tij personal? Zbulohet më në fund e vërteta

Mjeku personal i Enver Hoxhës, Isuf Kalo, ka zbuluar në studion e “5 pyetje nga Babaramo” se sa është paguar në atë kohë, dhe çfarë privilegjesh kishte. Ndonëse kanë kaluar shumë vite nga vdekja e tij, dhe rrëzimit të atij sistemi, ende ka shumë kuriozitet se çfarë përfitimesh kishte mjeku personal i Enver Hoxhës.

Për një pjesë të shoqërisë ishte krijuar ideja se ai kishte një pagë të majme. “U krijua një strukturë që ishte Drejtoria e Dytë, që ishte me sigurimin e udhëheqjes, e cila duhet të ketë sugjeruar krijimin e Bllokut, si vend për ta pasur më lehtë ruajtjen e tyre në grup sesa veç e veç. Ishte Drejtoria e Pritjes, që kujdesej për banesat, për veshjen, për ushqimin e udhëheqjes, pra për nevojat jetësore.

Dhe ishte një strukturë e klinikës speciale. Ishte shumë interesante fakti që të tria këto struktura vareshin nga ministri të ndryshme. Struktura e Mbrojtjes dhe e Sigurimit varej nga Ministria e Brendshme, struktura e Pritjes varej direkt nga Kryeministria, nga një zëvendëskryeministër, kurse klinika speciale varej nga Ministria e Shëndetësisë. Kështu që te ne aplikoheshin të njëjtat paga dhe i njëjti sistem si për të gjitha poliklinikat e vendit. Mjeku në Bllok nuk kishte rrogë më të lartë, por sipas skemave që ishin në atë kohë, për të gjithë mjekët”, u shpreh Kalo.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Veshka e derrit transplantohet te njeriu (FOTO)

Për herë të parë, një veshkë derri është transplantuar në një njeri, pa shkaktuar refuzim të menjëhershëm nga sistemi imunitar i marrësit, një përparim...

Shpërthim i fuqishëm gazi në Kinë/Publikohen pamjet ‘apokaliptike’ (VIDEO)

Të paktën 3 persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën në një shpërthim të fuqishëm në një restorant, në qytetin verilindor...

Evi Kokalari i publikon dokumentin Bashës: Të nis një investigim për këto afera

Që kur u shfaq në "Foltoren" e Sali Berishës si një mbështetëse "amerikane" e ish-kryeministrit në “luftën” e tij kundër SHBA-së, Evi Kokalari nuk...

Thellohen spastrimet në PD/Luan Baçi largohet nga kreu i degës në Fier

Lulzim Basha ka marrë një tjetër vendim, për të shkarkuar një tjetër emër nga radhët e PD-së. Dita-ditës, kryedemokrati po fakton se mbetet i...

PD e vendosur për t’i shkuar deri në fund çështjes “Becchetti”

Pak kohë më parë, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar Shqipërinë me 110 milionë euro, për konfliktin me biznesmenin...