E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

“Sa e ke rrogën dhe sa taksa paguan?”, Rama vë në siklet gazetaren

Rama u pyet nga gazetarët nëse projektet e reja infrastrukturore që ka premtuar, do jenë me pagesë apo pa pagesë. Kreu i qeverisë tha se një pjesë e tyre padyshim që do të jenë me pagesë, sa kohë që janë investime private.

“Kush përdor aksin më të shpejtë, padyshim që do të paguajë, në të kundërt janë rrugët alternative. Nëse do t’i biesh shkurt nga tuneli, do të duhet të paguash, në rast se do të shkosh më gjatë, që të shijosh edhe panoramën, atëherë kalo nga rruga e vjetër. Për mua personalisht rruga e vjetër, është një nga kënaqësitë më të mëdha që marr gjatë udhëtimeve të mia. Siç ndodh në të gjithë botën, në rast se ti do të kalosh në një investim të tillë, do të duhet të paguash”, u shpreh Rama.

Në konferencën me mediat, për të prezantuar projektet infrastrukturore, Rama pyeti gazetaren për rrogën dhe se sa taksa paguan.

Rama: Mund të më thuash sa e ke rrogën ti, dhe sa taksa paguan?

Gazetarja: Rroga është konfidenciale

Rama: Po sa taksa paguan?

Gazetarja: Po të shohim sa përqind të rrogës time shkon për taksa, merret vesh dhe rroga ime.

Rama: Sa përqind të rrogës paguan ti?

Gazetarja: Ka qenë shumë e konsiderueshme.

Rama: Nuk e diskutoj, por sa?

Gazetarja: Nuk e di.

Rama: E nuk e di, por e thashë këtë që shpesh e degjoj që nga ata që nuk paguajnë fare dhe ata që se dinë sa, vetëm qahen për taksat.

Lexo edhe :   Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...