E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Sa do të funksionojnë vaksinat?

“The Economist”

Edhe mrekullitë kanë limitet e tyre. Vaksinat kundër Covid-19 u zhvilluan në një kohë rekord, dhe po funksionojnë shumë më mirë sesa guxuan të shpresonin shumë njerëz. Pa to, pandemia kërcënonte të vriste më shumë se 150 milion njerëz.

Gjithsesi, ndërsa bota po fillon të vaksinohet, është bërë e qartë se varja e të gjitha shpresave tek vaksinat për t’i dhënë fund pandemisë së Covid-19, është diçka e gabuar. Virusi do të qarkullojë për vite me radhë nëpër botë, dhe ka shumë të ngjarë që të bëhet endemik.

Kur u shfaq në fillim Covid-19, qeveritë u kapën të papërgatitura. Tani ato duhet që të mendojnë për të ardhmen. Ta quash vaksinimin një mrekulli nuk është e ekzagjeruar. Pak më shumë se një vit pasi koronavirusi u zbulua për herë të parë, mjekët u kanë injektuar tashmë njerëzve mbi 148 milion doza vaksinash.

Në Izrael, vendi i parë në botë për numrin e të vaksinuarve, shtrimet në spital të njerëzve nën 60-vjeç që nuk janë vaksinuar, janë më të larta se kurrë. Anasjelltas, midis atyre mbi

60 vjeç, shumica e të cilëve tashmë janë të vaksinuar, shtrimet në spital janë pothuajse 40 për qind më pak sesa kulmi i tyre në mesin e janarit, dhe parashikohet që numri të bjerë më tej.

Ndërsa vaksinat nuk mund t’i parandalojnë të gjitha rastet e lehta dhe asimptomatike të Covid-19, ato duket se parandalojnë vdekjen dhe infeksionet e shkallës së rëndë. Dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Të dhënat e hershme, sugjerojnë se disa vaksina parandalojnë gjithashtu edhe përhapjen e virusit.

Kjo gjë do të ngadalësojë ndjeshëm pandeminë, duke bërë kësisoj të mundur lehtësimin e masave të izolimit, pa shkaktuar një rritje të rasteve, gjë që do të mbingarkonte spitalet. Këto zbulime, dhe shumë më tepër sesa kaq, do të konsolidohen gjatë muajve të ardhshëm pasi të ketë më shumë të dhëna.

Por përkundër gjithë këtij lajmi të mirë, Covid-19 nuk ka ndaluar së shkaktuari dëme të mëdha tek i gjithë njerëzimi. Virusi do të vazhdojë të qarkullojë gjerësisht. Po bëhet gjithnjë e më e qartë se ai do të gjejë një “shtëpi” të përhershme tek njerëzit. Dhe kjo do të ketë pasoja të mëdha mbi mënyrën se si do të duhet të përgjigjen qeveritë në të ardhmen.

Një nga arsyet pse Covid-19 do të mbetet me ne, është fakti se prodhimi dhe shpërndarja e vaksinave të mjaftueshme për të mbuluar 7.8 miliardë banorë të planetit tonë, është një detyrë titanike.

Edhe Britania e Madhe, që po e vaksinon popullsinë e saj me një shpejtësi më të madhe se çdo vend tjetër i industrializuar, nuk do ta ketë përfunduar dot përpara majit vaksinimin e atyre që janë mbi 50 vjeç. Për më tepër, ekziston rreziku i rënies së efektivitetit të vaksinës, duke nxitur nevojën e rivaksinimit.

Lexo edhe :   Maqedonia e Veriut kritikon BE-në: Nuk na ndihmoi me vaksinat

Përtej shteteve më të pasura, 85 për qind e vendeve të botës nuk kanë filluar ende fushatat e tyre të vaksinimit. Dhe derisa miliardat e banorëve të tyre ta marrin vaksinën, ç`ka mund të mos ndodhë deri në vitin 2023, ata do të mbeten pre e koronavirusit.

Një arsye tjetër për qëndrimin e gjatë të Covid-19 me ne,është se pavarësisht nga vaksinat që e bëjnë Sars-Cov-2 më pak infektiv dhe që i mbrojnë njerëzit nga vdekja, variante të reja virale po sfidojnë jo pak efektivitetin e tyre.

Së pari, patogjenët që po vërehen janë shumë më ngjitës:25-40 për qind më shumë në rastin e variantit b.1.1.7. i zbuluar për herë të parë në Britani. Infeksionet drejtohen nga matematika e rritjes eksponenciale, ndaj rastet dhe vdekjet do të shtohen me shpejtësi edhe nëse varianti nuk është më vdekjeprurës.

Lexo edhe :   Vaksina e Pfizer-it, po aq efektive në përdorimin e përgjithshëm sa në prova

Për të arritur një nivel të caktuar të frenimit të përhapjes së virusit, nevojitet një distancim më i rreptë social. Ndërkohë, ekziston rreziku që variantet e reja t’i rezistojnë vaksinave ekzistuese.  Arsyeja e tretë pse Sars-Cov-2 do të vazhdojë të ekzistojë, është se shumë njerëz do të vendosin të refuzojnë të vaksinohen.

Disa modele parashikimesh, sugjerojnë se në qoftë së edhe vetëm 10 për qind e qytetarëve refuzojnë të vaksinohen, dhe nëse distancimi social braktiset ndërkohë që virusi është ende në gjendje të qarkullojë në nivele të larta, do të ketë një rritje të tmerrshme të infeksioneve dhe vdekjeve.

Në realitet, përqindja e popullsisë totale që do të mbetet e pa vaksinuar ka të ngjarë të jetë shumë më e lartë se sa në atë model. Vaksinat nuk janë ende të licensuara për t’u përdorur tek fëmijët. Pakicat në shumë vende, të cilat janë edhe më të prekshme nga infeksioni, kanë tendencë t’i besojnë pak qeverive dhe sistemit mjekësor.

Edhe në mesin e punonjësve në sistemet shëndetësore, gati gjysma e tyre refuzojnë qëtë vaksinohen, pavarësisht se e kanë parë me sytë e tyre se çfarë ka shkaktuar Covid-19 tek qindra mijëra njerëz. Me variantet e reja, duhet të jenë imun afro 80 për qind e popullsisë që pandemia të nisë të largohet.

Dhe ky do të jetë një mision jo i lehtë. Për të gjitha këto arsye, qeveritë duhet të fillojnë të bëjnë plane në lidhje me Covid-19 si një sëmundje endemike. Qeveritë në të gjithë botën do të duhet të kuptojnë se kur dhe si të kalojnë nga masat emergjente në politika më të qëndrueshme ekonomikisht në aspektin social për një kohë të pacaktuar.

Burimi i lajmit: https://www.internazionale.it/notizie/2021/02/18/vaccini-covid-efficacia

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...