E enjte, 20 Janar, 2022
-1.5 C
Tirana

Sa banorë ka Tirana?

Nga: Eduard Zaloshnja

Shpeshherë, në media, përmendet shifra 900 mijë banorë apo edhe 1 milion banorë për Tiranën aktuale. Por rrallë sqarohet nëse bëhet fjalë për Qarkun Tiranë, Bashkinë Tiranë apo për zonën urbane të Bashkisë Tiranë. Po t’u referohemi shifrave më të fundit të INSTAT-it, rezulton se në Qarkun Tiranë banojnë aktualisht gjithsej 912 mijë banorë (ku përfshihen fëmijë e të rritur).

Qarku Tiranë përbëhet nga bashkitë Tiranë, Kamzë, Vorë, Kavajë dhe Rrogozhinë. Duke kryqëzuar shifrat e INSTAT-it me të KQZ-së, mund të ekstrapolohet se në Bashkinë Tiranë banojnë aktualisht rreth 685 mijë banorë (ku përfshihen fëmijë e të rritur).

Bashkia Tiranë përbëhet aktualisht nga 11 ish-minibashkitë (që formonin bashkinë deri para pesë vjetësh), si dhe ish-komunat e lagjet e reja përreth.

Kufiri aktual i Bashkisë Tiranë përfshin një territor të madh urban e rural, duke filluar nga Lumi i Tiranës në veri, Mali i Fekenit në lindje, Mali i Kërrabës në jug dhe Kodrat e Ndroqit në perëndim).

Në 11 ish-minibashkitë e dikurshme të Tiranës, banojnë aktualisht rreth 555 mijë banorë (ku përfshihen fëmijë e të rritur).

Ndërsa në territorin që shtrihet brenda vijës së verdhë urbane të 1989-ës, aktualisht banojnë rreth 410 mijë banorë (ku përfshihen fëmijë e të rritur). Në vitin 1989, brenda vijës së verdhë urbane, u regjistruan 195 mijë banorë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...