Rusja “përplas” në tokë burrin 240 kilogramë (FOTO-VIDEO)

Ndonjëherë përmasat trupore nuk kanë rëndësi, dhe këtë e ka dëshmuar shumë mirë një femër e cila ka hedhur në tokë burrin që peshon 240 kilogramë.

Një femër ka arritur që të triumfojë ndaj një mashkulli me një peshë 240 kg. Kjo është ndeshja më e çuditshme e MMA-së e parë ndonjëherë, me një rezultat tronditës.

Rusët organizuan një ‘luftë’ ndoshta nga më të çuditshmet në sportet luftarake.

Kjo ishte një përplasje midis luftëtares ruse të MMA-së, Darina Madzyuk dhe një burri mbipeshë, 240 kilogramësh, Grigory Chistyakov.

Darina është ende në fillim të karrierës së saj, ajo ka katër fitore dhe një humbje nga 5 ndeshjet deri më tani. Chistyakov filloi në mënyrë agresive luftimin, duke shtyrë kundërshtaren. Por kjo e fundit arriti me mjaft mjeshtëri të kapë situatën, deri sa e mposhti.