Rusia tejkalon Kinën për nga numri i të infektuarve

Numri i të infektuarve në Rusi nuk po ndalet. Të dhënat e fundit dëshmojnë për një flusk të të infektuarve. Për të dhjetën ditë radhazi, raportohen mbi 4 mijë raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, numri i të infektuarve është rritur me 6.198 pacientë, duke e çuar kështu numrin total në 87.147 raste.

Me këto shifra, Rusia bëhet vendi i 9-të që kalon Kinën për nga numri i të infektuarve.

Në spitale kanë ndërruar jetë 47 pacientë, duke e çuar totalin në 794. Kjo shifër është e vogël, krahasuar me vendet e tjera me përhapje të ngjashme.