Ramadani ka thënë se rajoni do të përfitojë nga tranzicioni i FSK-së pasi që ajo është multi-etnike, profesionale, kredibile dhe me diversitet të madh etnik.
“Asnjëherë dhe në asnjë rrethanë, Kosova dhe institucionet e saj të sigurisë, përfshirë këtu FSK-në, nuk janë kërcënim. Përkundrazi, ato janë multi-etnike, profesionale, kredibile dhe me diversitet më të madh etnik se popullata të cilës i shërbejnë. Këto institucione janë të trajnuara në standardet më të larta demokratike. Rajoni do të përfitojë nga tranzicioni i FSK-së”, ka theksuar Ramadani.
Sipas tij, Rusia po përdorë propagandë krejtësisht mashtruese kundër Kosovës.
“Kosova kontribuon aktivisht në sigurinë rajonale dhe do ta rris kontributin. Rusia po përdorë propagandë krejtësisht mashtruese kundër Kosovës, ndërsa Serbisë po i merr qindra miliona euro nga buxheti duke i shitur armatim përmes aferave të mëdha të korrupsionit”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e tij të Facebook-ut.