E mërkurë, 16 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

Rusia mbështet Greqinë për zgjerimin me 12 milje në detin Jon

Greqia është në të drejtën e saj që të përcaktojë hapësirën e ujërave territorialë me fqinjët.

Me këtë deklaratë, ministri i Jashtëm i Rusisë, nisi të hënën vizitën zyrtare në Athinë për t’i dhënë shans të ri shkrirjes së akujve dyvjeçarë diplomatikë mes dy vendeve.

Ai e bëri komentin përpara takimit me homologun grek, Nikos Dendias, më vonë me kryeqeveritarin, Qirjakos Micotaqis dhe me kryetarin e opozitës, Aleksis Cipras.

“Si palë nënshkruese e Konventës së OKB-së për Ligjin e Detit, vlerësojmë se Neni 3 ia njeh çdo shteti të drejtën sovrane për t’i shtrirë ujërat e vet territorialë me 12 milje detare. Problemet që lidhen me delimitimin e shelfit kontinental dhe Zonën Ekonomike Ekskluzive, fqinjët duhet t’i zgjidhin sipas të drejtës ndërkombëtare,” – deklaroi Lavrovi në një intervistë për AMNA-n.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA i dhuron Shqipërisë, 1 milion dollarë pajisje mjekësore

Komanda europiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka dhuruar Shqipërisë 1 milion dollarë pajisje mjekësore kundër koronavirusit për spitalin Nënë Tereza në...

Putin: Biden është burrë shteti, shumë ndryshe nga Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka konsideruar burrë shteti homologun e tij amerikan, Joe Bideen. Në konferencën për mediat pas takimit me këtë të...

Euro prek nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë

Euro ra të mërkurën në nivelin e 122.85 lekëve, duke prekur nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit...

BE-ja bie dakord për sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

Bashkimi Evropian ka rënë dakord për të vendosur sanksione ndaj 78 individëve dhe shtatë entiteteve të Bjellorusisë për shkak të uljes së detyruar të...

”Ambasadorët do kthehen në postet e tyre”/ Putin zbardh takimin me Biden

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi me homologun e tij amerikan, Joe Biden ditën e sotme në Gjenevë. Gjatë...