E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

“Rusia bombardoi tregun me rebelë”, OKB-ja ultimatum: Ndal sulmeve në Siri

Ditën e djeshme, mediat ndërkombëtare raportuan se raketa ruse goditën një treg të populluar nga rebelë në rajonin e Idli-it në Siri, ku mbetën të vdekur të paktën 17 persona, ndërmjet tyre dhe civilë.

Ditën e sotme, ka reaguar Komisionerja e Lartë për të Drejtat e Njeriut e OKB-së, Michelle Bachelet. Ajo bëri thirrje për ndalimin e veprimeve ushtarake në këtë rajon dhe të respektohet armëpushimi. Ajo ka thënë që në rast mosrespektimi të paktit, OKB-ja do të marrë masa.

Kujtojmë që Turqia dhe Rusia, u pajtuan për një armëpushim në rajonin e banuar nga rreth 3 milionë njerëz. Ankaraja zyrtare mbështet rebelët sirianë, të cilët luftojnë për të mposhtur presidentin sirian, Bashar al –Asad, i përkrahur nga Rusia.

Dëshmitarët dhe burime nga ana e kryengritësve thanë se aeroplanët rusë dhe ata të forcave të Asadit, kanë ndërmarrë sulme të reja në provincë, shkruan Rel.

“Është thellësisht shqetësuese që civilët vriten çdo ditë përmes sulmeve me raketa, si nga ajri ashtu edhe nga toka”, tha Bachelet, përmes një deklarate.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Përshkallëzim i mundshëm i tensioneve Rusi-Ukrainë, SHBA vihet në lëvizje

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...