E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Rumania po ‘gjunjëzohet’ nga pandemia, njerëzit nuk bëjnë vaksinat

“Është e pamëshirshme – e pamëshirshme”, psherëtiu infermierja Claudiu Ionita, duke qëndruar përballë një vargu gurësh në morgun e Spitalit Universitar të Bukureshtit. Mbi çdo gurë shtrihej një trup brenda një qese plastike të zezë.

Morgu ka një kapacitet për 15 trupa, por ditën që CNN vizitoi, kishte marrë 41. Kufomat e tepërta mbushën korridorin jashtë, ndërsa nga brenda morgut jehonin vajtime. Një grua ishte lejuar brenda, për një vështrim të fundit të babait të saj.

Spitali Universitar i Bukureshtit është objekti më i madh mjekësor i kryeqytetit rumun që trajton pacientët Covid-19 dhe po përballet me valën e katërt të vendit, më e keqja e saj deri më tani.

“Nuk e kam menduar kurrë që kur kam nisur këtë punë, se do ta jetoj diçka të tillë”, tha Ionita. “Nuk e kisha menduar kurrë që mund të ndodhte një katastrofë e tillë, që të përfundonim duke dërguar familje të tëra në varret e tyre”.

Disa kate më lart, të gjithë shtretërit përveç njërit në njësitë e zgjeruara të kujdesit intensiv të spitalit, ishin plot. Një infermiere po ndërronte çarçafët në një shtrat të lirë, sepse personi që e kishte zënë tani shtrihej në morg.

Rumania ka një nga nivelet më të ulëta të vaksinimit në Evropë

Pak më pak se 36% e popullsisë është vaksinuar, edhe pse fushata e vaksinimit në vend nisi mirë dhjetorin e kaluar.

Punonjësit mjekësorë dhe zyrtarët ia atribuojnë këtë shkallë të ulët vaksinimit një sërë faktorësh, duke përfshirë dyshimin ndaj autoriteteve, besimet e thella fetare dhe një vërshim të dezinformatave që përhapen nëpër mediat sociale.

Zyrtarët dhe personeli mjekësor janë të zemëruar që figurat publike kanë bërë kaq shumë për të minuar përpjekjet e tyre.

Lexo edhe :   Hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, transporti publik me dëshmi vaksinimi
Lexo edhe :   Zvicra ndryshon rregullat e hyrjes në vend, ja si të veprojnë shqiptarët

“Shikoni realitetin”, tha Kol. Dr. Valeriu Gheorghita, një mjek ushtarak që drejton fushatën kombëtare të vaksinimit. “Ne kemi njësitë tona të kujdesit intensiv plot me pacientë. Kemi shumë raste të reja. Kemi, për fat të keq, qindra vdekje çdo ditë. Kështu që ky është realiteti. Dhe më shumë se 90% e pacientëve që vdiqën ishin të pavaksinuar”.

Burimi i lajmit: CNN. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...

Nipi i deputetit me shokët në Dubai, Rrahman Rraja: Kam tre muaj pa folur me të

Deputeti socialist, Rrahman Rraja, ka reaguar për ngjarjen e zbardhur sot nga Policia e Lezhës ku i përfshirë në grabitjen me armë ishte nipi...