“Rudina më ka mbetur hatri”, Hajdari zbulon bisedën me presidentin Ilir Meta

Në seancën e sotme të Kuvendit, paketa “anti-shpifje” është shoqëruar me debate ndërmjet kryeministrit Rama dhe deputetëve të opozitës. Një ndër folëset, Rudina Hajdari ka kërkuar tërheqjen e mazhorancës nga ky ligj.

Në fjalën e saj, Hajdari ka zbuluar dhe një bisedë me presidentin Meta, pak muaj më parë.

“Pak muaj më parë isha në zyrën e presidentit dhe më tha Rudina nuk ke bërë mirë më ka ngel hatri me ju. Pse i thashë. Sepse më ke goditur. i thashë edhe mua zoti President më ka ngel hatri me ju. Dhe kjo ndjenjë është reciproke se keni bërë një veprim fatal. Ju duhet të ishit i pari njeri që të më kishit thirrur në zyrën tuaj pse nuk e dogja mandatin. Unë respektova parlamentin, ju jeni president pse nuk më thirrët në zyrë por lejuat për tetë muaj që të më deligjitimizonin si e bija e Azem Hajdarit. Çdo individ ka të drejtën për të shprehur fjalën  e lirë. Koha do jetë ajo që do i tregojë të gjitha.  Po e them edhe njëherë se paketa antishpifje është një paketë që e çon vendin drejt Putinizmit dhe Edroganizmit, prandaj po them që të tërhiqeni”, tha Hajdari.