Kryesore

Rudina Hajdari: Pse nuk firmosa marrëveshjen


               Publikuar në : 22:47 - 14/01/20 M D

Deputetja Rudina Hajdari, e cila përfaqësonte opozitën e re në takimin e kësaj të marte për reformën zgjedhore, ka treguar në emisionin “Opinion” arsyen se përse nuk firmosi marrëveshjen.

“E para nuk e di si janë mësuar këta, por unë jam mësuar t’i lexoj njëherë dokumentet, si do aplikohet pastaj nëse do firmoset apo jo. Në parim kam qenë dakord me tryezën për të bërë bashkëpunim me palët, por nga ana tjetër është për t’u parë pasi ka mangësi të vogla dhe duhet ta diskutoj me kolegët e mi”, deklaroi Rudina Hajdari.

E pyetur për presion nga ambasadat, ajo u përgjigj: “Presioni është një fabul pasi nuk kemi nevojë të kemi presion nga askush. Ai dokument nuk është në mënyrë korrekte nga ana juridike”.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT