E shtunë, 27 Shkurt, 2021
4 C
Tirana

Rudina Hajdari paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri

Në datën 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike. Protestave që sollën rënien e komunizmit, dhe lindjen e demokracisë.

Deputetja Rudina Hajdari shprehet se ndihet krenare që studenti që ishte në krye të kësaj lëvizje ishte Azem Hajdari, babai i saj. Në 8 dhjetor të 29 viteve më parë, u shënua nga rinia shqiptare, si dita e rrëzimit të diktaturës më të egër në histori.

Ajo nënvizon ndër të tjera se nuk do të ndalet, që idealet e të atit të ndjerë për një Shqipëri të denjë për të qenë pjesë e demokracisë dhe e familjes europiane të bëhen realitet. Në fund ajo e mbyll me mesazhin se si para 29 vitesh, ashtu edhe sot, Shqipëria ka vetëm një rrugë. Atë drejt familjes së madhe europiane.

Statusi

8 Dhjetori i 29 viteve më parë u shënua nga rinia shqiptare, si dita e rrëzimit të diktaturës më të egër në histori.

Të rinjtë e asaj kohe patën në zemër idealet dhe ëndrrën për një të ardhme demokratike dhe europiane dhe pikërisht kjo gjë u dha guximin për të përballuar presionin, kërcënimet dhe rrezikun që vinte nga regjimi diktatorial, që edhe pse në grahmat e fundit, ishte prapë i rrezikshëm.

Ndihem krenare që studenti që ishte në krye të asaj lëvizje historike ishte im atë. Çdo ditë të jetës time do të luftoj që idealet e tij për një Shqipëri të denjë për të qenë pjesë e demokracisë dhe e familjes europiane të bëhen realitet.

Edhe pse pas 29 vitesh në demokraci, shqiptarët vuajnë pasojat e mungesës së theksuar të proceseve demokratike në vend.
Ka ardhur koha që qytetarët shqiptarë të ndihen të përfaqësuar, dhe kjo gjë vjen vetëm nga ndryshimi i sistemit.

Si para 29 vitesh, ashtu edhe sot, Shqipëria ka vetëm një rrugë, atë drejt familjes së madhe europiane!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Studimi: Një dozë e vetme e vaksinës së Pfizerit ul transmetimin e virusit

Tre studime të reja britanike tregojnë se vaksina kundër COVID-19-s e kompanive Pfizer-BioNTech, e cila merret me dy doza, zvogëlon transmetimin e virusit pas...

Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan?

Në një kohë kur shumë vende kanë vështirësi për të siguruar doza të mjaftueshme vaksinash për koronavirusin, Kina ka shtuar përpjekjet për të shpërndarë...

Koronavirusi, Tomini: Dy fëmijë ndodhen në terapi intensive

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për situatën me Covid-19 në spitalet që trajtojnë koronavirusin në vendin tonë. Në një lidhje direkte me...

Epidemiologu Alimehmeti: Të saktësohen sa teste e tampone bëhen në ditë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për situtën e pandemisë në vendin tonë, ku është shprehur se është ende herët për të folur për një...

Rakacolli: Të hënën vijnë 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se të hënën do të vijnë në Shqipëri 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer. Ajo tha në Report...