E diel, 20 Qershor, 2021
23.5 C
Tirana

Rudina Hajdari nxjerr detajet e forta për Klement Balilin

Rudina Hajdari ka shpërthyer në akuza mjaft të forta kundër mazhorancës, dhe raporteve që ata publikojnë për arritjet e qeverisë. Ajo gjithashtu u ndal tek negociatat për në BE, ku renditi disa fakte që sipas saj, tregojnë se Shqipëria nuk është më mirë se më parë.

“Ëndrrat janë bërë të vështira. Duhet të themi të vërtetën. Disa burokratë që kanë lakun në fyt, dhe bëjnë një raport për Komisionin e BE. Po a janë të vërteta ato që thuhen? Vitin e kaluar në 26 qershor KE dha një deklaratë dhe na dha detyra kryesore për çeljen e negociatave. Raporti flet ndryshe. Tregon që kemi rezultate të jashtëzakonshme. Por a jemi vërtet ne përfaqësuesit më të denjë të zgjedhur nga populli? Për mua jo”, ka deklaruar deputetja e opozitës.

Më tej Hajdari rikujtoi nga foltorja e Kuvendit edhe raportin famëkeq të DASH, i cili nxori në pah problemet kryesore të Shqipërisë, që sipas Hajdarit, janë të drejta dhe të prekshme nga çdo qytetarë shqiptarë. Lidhur me këtë, Hajdari trajtoi rastin e Eskobarit të Ballkanit, Klement Balilit. Sipas saj, ai është i preferuari i Gjykatës.

“Rasti më i papranueshëm është i Klement Balilit. Ai trajtohet si i preferuari i Gjykatës. Eskobari i Ballkanit, trajtohet kaq mirë nga Prokuroria. Reforma në drejtësi. Edhe pse është etiketuar si arritje, nuk ka pasur asgjë të prekshme nga qytetarët. Nuk kemi parë as edhe një afat kohor përfundimtar për sistemet e drejtësisë”.

Rudina Hajdari: Shqipëria duhet të plotësojë 5 kushtet, Balili trajtohet si i preferuari i gjykatës

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama paralajmëron poseduesit e mjeteve, “Nuk ka më shaka me kolaudimin!”

Nëpërmjet një postimi në facebook, kryeministri i vendit Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë poseduesit e automjeteve. Ai ka përmendur dhe një shifër; mbi 15...

Tragjike/ Lushnje, 17-vjeçarja humb jetën pasi ra nga pema

Një 17-vjeçare nga Lushnja humbi jetën pasi u rrëzua nga pema Raportohet se kanë qenë familjarët që e kanë dërguar me shpejtësi drejt spitalit të...

Euro 2020/ Mbyllet grupi A, Italia dhe Uellsi kalojnë, italianët me rekord

Itali-Uells 1-0 Italia barazoi rekordin e vet të të gjitha kohërave me 30 ndeshje si e pamposhtur pas një fitoreje 1-0 kundër Uellsit në Stadiumin...

Profil/ Ngolo Kante, 5 detaje domethënëse mbi “motorrin” e Francës

I vogli Kante Historia e Kantésë është e ngjashme me atë të shumë emigrantëve nga Afrika. Lindur në periferi të Parisit, nga një familje shumë...

Infektimet/ Shqipëria me vetëm dy raste të reja në 24 orët e fundit, 0 vdekje

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos...