E diel, 13 Qershor, 2021
15.5 C
Tirana

Rudina Hajdari i përgjigjet kritikëve: Jam e sinqertë me vendimet e mia!

Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, teksa ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Tempora” në “RTV Ora”, ka deklaruar se mirëpret me dashamirësi si komentet pozitive, por edhe kritikat ndaj saj.

“Çdo gjë që thuhet rreth meje e mirëpres me dashamirësi. Mundohem të ri e fokusuar në axhendën time. Po mundohem që publiku shqiptar të më njohë mua si Rudina, që po përpiqet brenda PD dhe jashtë saj. Dua të jem e sinqertë me vendimet e mia”.

Rudina shtoi më tej se është munduar që të japë kontributin e saj. “Më vjen mirë që e mendoni kështu. Ka pak kohë që kam hyrë në politikën shqiptare. Kam dashur të jap kontributin tim modest. Ajo që po mundohem të bëj, është ti hap kartat politikës që hajde të vlerësojmë njerëzit që kanë më shumë vlera”.

Në jetën e saj të vrullshme politike ka disa rastësi. Fjalimin e parë në Kuvend e ka mbajtur ditën e 19 vjetorit të vrasjes së babait të saj, Azem Hajdarit. Ndërkohë është larguar nga shtëpia politike (PD) ditën e ditëlindjes së Azemit.

“Duhet të jemi shumë serioz dhe të mos merremi me këto koiçidenca. Fjalimi i parë në Parlament ishte një emocion i madh. Ishte në një moment shumë të vështirë, ma kërkoi situata që të përballem me gjithë emocionet që përmban ajo ngjarja. E përballova në mënyrën më të mirë që mund ta përballojë e bija e dikujt, që ka pasur një histori të vështirë në jetën e saj”.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Belgjika mposht me lehtësi Rusinë, Lukaku i dedikon golin Eriksen (Video)

Përfundon ndeshja midis Belgjikës dhe Rusisë, e vlefshme për grupin B të kompeticionit europian ''EURO 2020''. Skuadra e drejtuar nga Martinez ka shkatërruar rusët...

VOA: Takimin më të vështirë, Biden do e ketë me Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden të hënën në takimin e nivelit të lartë NATO-s për diskutime...

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose kërkesën për llogaridhënien...

Itali: Vaksinimi me AstraZeneca, vetëm për personat mbi 60 vjeç

Vaksina Astrazeneca në Itali do të përdoret vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç. Lajmi vjen pas rasteve të rralla të trombozës që kanë ndodhur...

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës, por me cilat prioritete?

Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për...