Kryesore

Rudina Hajdari i jep ‘goditjen’ e fortë Metës

               Publikuar në : 11:08 - 12/06/19 M. S

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari, ka deklaruar se presidenti Meta duhet të kishte diskutuar me palët politike në vend, para se të merrte vendimin për anulimin e 30 qershorit si data e zgjedhjeve.

Meta ndjen ‘rrezikun’ e shkarkimit, bën lëvizjen e menjëhershme (Ja çfarë do ndodhë në orën 19:00)

E ftuar në “Dita Jonë”, Hajdari u tregua mjaft e prerë, duke thënë se nga ana e Metës nuk ka parë asnjë përpjekje për ta konkretizuar dialogun mes palëve.

“Nuk kam parë te Presidenti një përpjekje për të pasur një dialogim mes palëve. Ai thotë se e bën këtë për të unifikuar popullin, por ai duhet të kishte pasur disa përpjekje paraprake, duhet të kishte dialoguar”, tha Hajdari.

“Presidenti duhet të kishte përfshirë edhe faktin që vendi ka nevojë për një reformë zgjedhje. Nëse ne flasim për të pasur zgjedhje, atëherë si do të sigurohemi që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Fakti që nuk përfshihet, tregon se ka një anashkalim të rolit të Parlamentit, të rolit të opozitës. Këtë gjë, Presidenti duhet ta shohë me vëmendje.

Presidenti duhet ti thotë Parlamentit që të merret me reformën zgjedhore. Të rishikohet sistemi aktual, pasi ndoshta ka sjellë këtë krizë. Nuk duhet të hedhim topin dhe të mos bëjmë asgjë tjetër”.

Sa i përket qëndrimit të ndërkombëtarëve, deputetja tha se përdorimi i deklaratave të tyre e thellon edhe më shumë krizën. Sipas saj, zgjidhja e krizës vjen nga vetë ne.

“Po luhet shumë me pozicionin e ndërkombëtarëve. PS mundohet të marrë ndërkombëtarët që mbështesin qëndrimin e tyre dhe e kundërta. Përdorimi i deklaratave të ndërkombëtarëve e thellon më shumë krizën. Këtu jemi në një situatë krize, dhe nuk mund të themi që njëra palë ka më shumë apo më pak të drejtë. Unë mendoj se ne duhet ta zgjidhim vetë këtë situatë”.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT