Kryesore

Rudina Hajdari: Kundër bojkotit të zgjedhjeve, kemi alternativën tonë

               Publikuar në : 11:26 - 18/04/19 S.N

Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Rudina Hajdari është shprehur kundër bojkotit të zgjedhjeve lokale më 30 qershor.

Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit, Hajdari tha se pavarësisht se nuk janë shumë të favorizuar nga koha, do të ketë një tentativë për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të përfaqësuar demokratët.

“Ky grup ka bindjen e fortë se do dalë kundra ndryshimeve kushtetuese të bëra në 2008 që sollën degradimin e sistemit zgjedhor. Jemi të hapur për të gjetur sistemin më të përshtatshëm. Kjo është kauza jonë e vetme dhe më e rëndësishmja. Ne jemi për përfaqësim nga populli.

Nuk jemi dakord për bojkotimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Sado e korruptuar të jetë mazhoranca, nuk duam të bojkotojmë zgjedhjet, përfshi 30 qershorin. Do bëjmë ç’të jetë e mundur të mos i lëmë demokratët pa alternativë, ftoj çdo lloj partie opozitare ta rikonsiderojë vendimin për t’i bojkotuar. Ne do të bëjmë çdo gjë, edhe pse kemi kohën në disfavor, për të shpalosur alternativën tonë”, tha deputetja demokrate.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT