E mërkurë, 22 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

“Rudina Hajdari? Figurë politike me trashëgimi politike, historia njeh rikthime”

Grida Duma duke folur për përjashtimin e Rudina Hajdarit nga strukturat e Partisë Demokratike, tha se politika ka uljet dhe ngritjet e veta dhe se historia njeh rikthimet. Në këtë mënyrë, edhe pse theksoi se vendimi i takon forumeve, Duma ka lënë të hapur një shteg për rikthimin e Hajdarit në PD.

Për Dumën vendimet si ai i djegies së mandateve apo aksionet politike i vendosin forumet politike dhe ky vendim duhet të zbatohet nga të gjithë anëtarët e saj.

“Vendimi i takon forumeve dhe kur forumet vendosin një gjë për njërin, ajo duhet të zbatohet për të tjerët, kështu funksionon në një organizatë. Kush është figurë politike me trashëgimi politike, di të tregojë veten. Politika ka uljet dhe ngritjet e veta dhe historia i njeh rikthimet”, ka thënë Grida Duma në një intervistë për A2 CNN.

Rudina Hajdari deklaroi në një intervistë për Zërin e Amerikës se nuk do ta dorëzonte mandatin, edhe pse mund të përjashtohej. Ajo risolli në kujtesë edhe dy rastet ku babai i saj Azem Hajdari u përjashtua nga Partia Demokratike, por sërish u rikthye aty.

Demokratja ka komentuar me një batutë edhe kritikën e aleatit Dashamir Shehi, që  e cilësoi si “stalinizëm”  përjashtimin e “rebelëve” të opozitës në Parlament. “Dashi mund ta aplikojë këtë në partinë e tij…”, thotë Grida, duke buzëqeshur.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...