E martë, 2 Mars, 2021
2 C
Tirana

Rudina Hajdari braktis Murrizin e Valterin dhe formon parti të re politike

Prej ditësh po përflitet për krijimin e një partie të re nga opozita parlamentare. Është deputetja Rudina Hajdari, e cila ka zbuluar se do të formojë një parti të re me ‘Nisma Thurrjen’.

Deputetja e ka lajmëruar edhe më herët se në shtator do shpallte nismën e saj për të krijuar një formacion të ri politik.

Ajo nuk do të jetë pjesë e Lëvizja Demokratike Shqiptare, që pritet të drejtohet nga Myslym Murrizi, por do të krijojë partinë e saj.

Publiée par Myslim Murrizi sur Mercredi 2 septembre 2020

Hajdari ka thënë se ka nisur mbledhjen e firmave, për t’u regjistruar zyrtarisht si parti e re.

“Do të krijoj një parti të re, por jo me Myslim Murrizin. Kemi nisur mbledhjen e firmave për t’u regjistruar zyrtarisht. Ditët në vazhdim nisim takime nëpër rrethe”, ka deklaruar ajo për Report TV.

Dy ditë më parë, deputeti Halit Valteri tha për Report Tv se opozita e re do të ketë një parti, dhe se Rudina Hajdari do të jetë bashkë me Murrizin. Siç duket, deputetja ka dalë jashtë parashikimeve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Covid-19/ Brataj: Treguesit janë brenda normave, ora e darkës ishte e tmerrshme

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ishte i ftuar këtë të hënë në A2 nga ku foli për situatën e pandemisë në vendin tonë...

Kryemadhi: Do denoncoj me fakte si Rama manipuloi zgjedhjet e 2017-ës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Opinion”, pasi u shpreh se brenda 2 ditësh do të denoncojë...

Kryemadhi: Me marrëveshjen e sotme, Rama nuk del as i katërti në zgjedhje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se marrëveshja e sotme e nënshkruar mes PD-së dhe LSI-së, i ka hequr të drejtën Ramës për...

Berisha: Basha do të marrë 25-26 mandate në Tiranë

Ish-kryeministri Sali Berisha beson se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do marrë më shumë vota se ai vetë kur drejtonte këtë forcë politike. I...

Mbërrijnë mbi 15 mijë doza nga Pfizer, Rama: Bëni durim

Mbrëmjen e sotme mbërritën 15 mijë e 210 doza të vaksinës anti-covid nga kompania Pfizer. Pasi fillimisht Ministria e Shëndetësisë deklaroi se u shty ardhja...