E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Rudina Dembacaj pjesë e “Klanifornia”

Shumë hyrje të reja pritet të ketë gjatë sezonit të ri, në kastin e aktorëve të “Klanifornia”.

Pas rikthimit të shumëpritur të aktores Cubi, personazhi i radhës që është zbuluar është Rudina Dembacaj.

Lajmin e ka bërë të ditur autori i programit, Turjan Hysko, me një tjetër instastory me përshkrimin “Pse vetëm Rama të ketë shumë femra në staf!”, duke prezantuar kështu dhe hyrjen e re.

Ajo do të jetë krah tre aktoreve të tjera, Eliona Pitarkës, Delinda Dishës dhe Esmaralda Metkajt, njohur ndryshe si “Cubi”.

Javët e fundit, Rudina është përfolur shumë për jetën e saj private, duke nisur nga një shtatzëni e mundshme, tek planet për martesë me Mark Frrokun.

Ditën e djeshme ajo ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, për të zbuluar se si qëndron e vërteta për thashethemet që qarkullojnë lart e poshtë. Rudina tha se nuk është në pritje të ëmbël, dhe duket se nuk ka në plan të afërt këtë gjë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo...

Debati në PD, Basha-Berisha na sjell edhe njëherë debatin për sovranitetin

Nga: Ben Andoni Në Shqipëri është e prerë dhe e menjëherë-pranueshme se nëse e thotë diçka apo e artikulon ambasadori i SHBA-së, atëherë deklarata ka...