E premte, 28 Janar, 2022
4.5 C
Tirana

Ruçi takon ambasadoren e Kubës, i kërkon njohjen e Kosovës

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, priti Ambasadoren e Kubës,  Caidad Yaira Cueto Milian, me rastin e fillimit të detyrës së saj.

Ruçi, theksoi interesin e Shqipërisë për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, përmes nxitjes së procesit të konsultimeve politike dhe bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, turizmit, kulturës etj dhe kërkoi mbështetjen e Kubës për kandidaturën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për vitet 2022-2023.

Kryeparlamentari kërkoi gjithashtu që Kuba të rishikojë qëndrimin e saj dhe të njohë Republikën e Kosovës si edhe të mbështesë anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Ambasadorja Caidad Yaira Cueto Milian shprehu dëshirën e  qeverisë së Kubës për zgjerimin e  marrëdhënieve me Shqipërinë dhe premtoi mbështetjen e vendit të vet për kandidaturën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për vitet 2022-2023.

Ambasadorja Milian u shpreh se çështjen e njohjes së Kosvës do tia paraqesë qeverisë së Kubës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përplasjet në PD dhe “non grata”, Hajdari komenton deklaratat e Escobar

Përplasjet e forta në PD, shpallja “non grata” e Berishës e rikthimi në Kuvend janë risjellë sërish në fokus. Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, i ftuar...

O mosmirënjohës, Berisha ju bëri njerëz ju nuk i jepni as dorën

Nga: Nikoll Lesi Sot shkoi në parlament, pas 4 muajve mungesë prej “Foltores”, ish-kryeministri Berisha. Foli, trazoi, turbulloi qetësinë e parlamentit dhe iku. Por ajo që...

Tr*toli në banesën e të vëllait, Agron Duka: Jam trembur shumë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, ka shprehur shqetësimin pas shpërthimit të tritolit në shtëpinë e Armand Dukës, duke vënë në dukje se është i...

Zyrtari i DASH mesazh Berishës: Një i korruptuar s’mund të jetë fytyra e PD

Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, thekson se një person i shpallur "non grata" për korrupsion, nuk mund të jetë fytyra e PD-së....

Mesazhet e Nokës me Nikollën e Manjën/Alibeaj: “Foltorja” bashkëpunon me Ramën

Në seancën e djeshme plenare të zhvilluar në Kuvend, mediat kanë kapur bisedat nga celulari i deputetit demokrat Flamur Noka, që ka zhvilluar në...