E premte, 30 Tetor, 2020
11 C
Tirana

Ruçi: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pozitive për zgjedhjet

Më të lexuarat

Erdogan sulmon Europën: Zëri i botës myslimane ngrihet kundër mëkateve tuaja

“Kundër Europës mëkatare, zëri i vetëm që po ngrihet sot është zëri i botës myslimane''. Kështu u shpreh Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan në hapjen...

E rëndë/ Futbollisti 31-vjeçar gjendet pa jetë në një parking makinash

Futbollisti 31-vjeçar, Nam-Çun Kim është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në një parking makinash. Dyshohet se mbrojtësi që aktivizohet me klubin e Seul është...

Sulm terrorist në Francë, dy të vdekur e disa të plagosur (FOTO-VIDEO)

Një sulm me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Nice të Francës, pranë kishës së Notre-Dame, ku për pasojë kanë...

‘Ethet’ e zgjedhjeve/”Nuk shikoj asnjë pengesë që të bashkëpunojmë me Topallin”

Teksa ‘ethet’ e afrimit të zgjedhjeve po ndihen nga protagonistët politikë, ka edhe nga ato qëndrime surprizë. Fabian Topollaj, përfaqësues i Bindjes Demokratike, deklaroi...

‘Nuk ka qeveri e as opozitë’, Jozefina Topalli prezanton partinë e re

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka prezantuar forcën e re politike të kryesuar prej saj. Partia më e re që do garojë më 25 prill, quhet ‘Lëvizja...

“60 minus 15 bëjnë 50”/ Nuk ndalen gafat e Bashës (VIDEO)

Rama ka pikasur një tjetër gafë të kryedemokratit Basha. Siç duket, kryeministri ka qenë duke ndjekur konferencën e sotme për mediat të kryedemokratit. “Ahahaha o...

Rënie e lehtë e numrit të rasteve të reja, spitalet të tejmbushura

Dita e sotme ka shënuar një ulje të lehtë të numrit të infektuarve me Covid-19 në vend. Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 275...

“Deti në Hagë”/ Ministri grek zbulon marrëveshjen me Ramën, Metën dhe Bashën

“Marrëveshja mes Athinës dhe Tiranës për të apeluar së bashku në Hagë për përcaktimin e kufijve detarë, përveç se është një mesazh ndaj Ankarasë,...

Skandali/“E arrestuan se përqeshi Ramën”, Manjani del me thirrjen urgjente

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me shoqërimin në polici të një gruaje 45-vjeçare, pasi kjo e fundit ka qeshur gjatë një...

U shtir si Ardit Gjebrea në mesazh, i mori dy mijë euro biznesmenit me WhatsApp

“Jam në lëvizje duke bërë emision, por nëse mundesh t’i japësh një mikut tim 2 mijë euro”. Në mes të një bisede në WhatsApp...

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi në hapje të seancës së sotme ka mbajtur një qëndrim lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Ruçi thekson se kjo seancë është stacioni i fundit i Reformës Zgjedhore që me ngritjen e Komisionit të Posaçëm për t’iu afruar pritshmërive të qytetarëve.

Ai kërkoi nga deputetët që të votojnë pro këtyre ndryshimeve që do të përmirësojnë proceset zgjedhore në të ardhmen.

“Kjo seancë është stacioni i fundit i një rrugëtimi të gjatë, që nisi me ngritjen e Komisonit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, në  fillim të kësaj legjislature.

Miratimi sot i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe i institucioneve të reja të administrimit të zgjedhjeve do të ndikojë në mënyrë kapilare dhe pozitive në proceset zgjedhore të ardhshme në Shqipëri. Me këto ndryshime, Kuvendi iu afrua maksimalisht, natyrisht aq sa e kishte të mundur, alternativave të forcave politike për ndërtimin legjislacionit e infrastrukturës zgjedhore që u shërbejnë zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Kryesorja është se plotësuam pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, të cilët i kanë artikuluar qartë kërkesat për rregulla zgjedhore që nuk deformojnë e anashkalojnë, por garantojnë vullnetin e tyre. Standartet perëndimore mbi të cilat mbështetet legjislacioni dhe institucionet e zgjedhjeve që po miratojmë sot, janë të përcaktuara nga rekomandimet e Këshillit Europian dhe Bundestagut Gjerman, dy udhë hartat kryesore nga të cilat udhëhiqet Kuvendi, si garantues i legjitimitetit dhe kontrollit politik e ligjor të  rrugëtimit europian të Shqipërisë.

Askush nuk e kishte menduar se kjo ditë do të vononte kaq shumë, duke pasur parasysh se Komisionin për Reformën Zgjedhore e ngritëm që në fillim të legjislaturës. Vonesa ndodhi, jo se nuk dëshiruam, por nuk mundëm. Miratimii reformës zgjedhore u vështirësua nga pengesa të paparashikuara. Por asgjë nuk e pengoi Kuvendin e Shqipërisë të ecë me vullnet e guxim drejt konkludimit të këtij procesi. Nuk ishte e lehtë të arrinim deri këtu, duke harmonizuar alternativat e shumicës me opozitën parlamentare dhe opozitën jashtë Kuvendit.

Disa herë dhe për mjaft çështje, diferencat midis  projekteve të opozitës parlamentare dhe asaj joparlamentare ishin më të mëdha sesa diferencat e tyre me projektet e shumicës qeverisëse. Megjithatë, ju ftoj të shohim përpara. Ne as prisnim dhe as insistojmë të kemi konsensus politik  për gjithshka. Në një republikë parlamentare, konsensusi i plotëdhe për gjithshka është vetëm një ideal, i cili në jetën reale realizohet si  një konsensus parlamentar kushtetues.

Ligjet dhe vendimet që  miratojmë sot nuk janë  një produkt laboratori, por rezultat i një procesi  politik e parlamentar real, që mbështetet në themele të forta kushtetuese. Kuvendi është i bindur se përfitimet nga ligjet që miratojmë sot janë joproporcionale me kontributet në proces. Por këtë e pranuam me vetëdije, për hir të rikthimit në proces të opozitës jashtëparlamentare.

Si Kryetar i Kuvendit, sot i falenderoj të gjithë, si kontribuesit, ashtu edhe oponentët e këtij procesi dhe të këtyre produkteve. Falenderoj Komisonin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Komisionin e Ligjeve,  komisionet parlamentare, komisionet e tjera të ngritura nga Kuvendi si edhe gjithë deputetët për kontributin e tyre në këtë proces. Falenderoj Këshillin Politik, i cili si një organizëm jashtëparlamentar, kontribuoi në këtë proces si edhe opozitën joparlamentare për hapin e parë të kthimit në sistem.

Falenderoj opozitën parlamentare që pranoi sfidën e bashkëpunimit me opozitën jashtë-parlamentare. Natyrisht, falenderoj shumicën parlamentare, e cila në këtë proces nuk u soll si triumfatore, por si  një shumicë dorështrirë, e cila disa herë e vendosi me vetëdije veten në pozitën e negociatorit, madje edhe të opozitës. Ju ftoj të gjithëve të votojmë pro ligjeve dhe vendimeve që janë në rendin e ditës të kësaj seance”, tha Ruçi.

Lexo edhe :   "I ndërtoj unë, se ju s'i bëni dot”, Valteri vë përpara përgjegjësisë Ahmetajn
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Meta: Jam lideri i Shqipërisë, Rama do ta çojë Shqipërinë në drejtim të paditur

Nga reagimet e tij të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, të shumtë janë ata që mendojnë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zë...

Nuk përmbahet Meta: Kam aq fuqi, sa Rama mos të ketë vrimë ku të futet

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpërthyer si kurrë më parë në sulme dhe fyerje ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai e ka kërcënuar duke thënë...

Shpërblimi i fundvitit? Beqaj tallet me pensionistët

Edhe pse akuzohet për disa afera me tendera në shëndetësi, Ilir Beqaj prej kohësh me deklaratat e tij, është tallur me shqiptarët. Pak kohë më...

Meta shpërthen ndaj Ramës: Mos guxo të provokosh trazira në vend

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama prej kohësh kanë një përplasje politike ndërmjet tyre, ku e fundit ishte ajo për Kodin...

Marrëveshje me Ramën? Topalli zbulon bisedën me kryeministrin

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u përfol në media se do të bënte marrëveshje me kryeministrin Rama për t’u bërë presidente pas zgjedhjeve të...