E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
13 C
Tirana

Rruga e heroizimit të Hashim Thaçit kalon nga Haga         

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

Covid-19: Rritje e frikshme e rasteve të reja në vend

Kurba e Covid-19, ka shënuar sërish një rritje të frikshme në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 832 persona...

Nga: Alfred Peza

Dorëheqja e Presidentit të Kosovës, për tu përballur si qytetar i thjeshtë në Gjykatën Speciale të Hagës, është kronika e një hapi të paralajmëruar nga vetë Hashim Thaçi qëshkurse ai u kthye në ajër gjatë udhëtimit drejt SHBA, për marrëveshjen me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë. Ndaj edhe për ata që u gëzuan, edhe ata që bënë sikur u hidhëruan, nuk ka vend për entuaziazëm.

Si politikani kryesor i Kosovës së dy dekadave të fundit, Hashim Thaçi si çdo lider tjetër jo vetëm në Ballkan por kudo në botë, ka jo vetëm miq por edhe shumë armiq. Pjesa më e madhe e tyre, përtej hipokrizisë së deklaratave publike, me siguri mendojnë se dominimit prej tij të skenës së madhe të pushtetit në Prishtinë, i erdhi fundi. Ndaj me siguri disa fërkojnë duart, duke besuar se lutjet e tyre të deridjeshmë për këtë sapo u përmbushën dhe disa të tjerë, sa mezi presin sa ti zënë vendin.

Përtej të vërtetës absolute se Luftrat Çlirimtare nuk janë gjykuar kurrë nga gjykatat, por vetëm nga historia dhe se UÇK që ai drejtoi e ka të siguruar prej kohësh vendin në panetonin tonë kombëtar, Hashim Thaçi ndër kundërshtarët e tij në Kosovë nuk ka mërinë e tyre për atë që ndodhi para, por për atë pas 1999. Pavarësisht nga motivet që niset secili në këtë lloj përjetimi, fakt është se PDK e tij është partia më e madhe politike në Kosovë dhe për rrjedhojë, ai vetë lideri më i suksesshëm në vend.

E pikërisht nga ky lloj dominimi që ai ka patur në skenën politike shqiptare në Prishtinë, bashkë me arritjet, me emrin e Hashim Thaçit shumëkush e lidh edhe me dështimet e Kosovës. Duke e bërë atë përgjegjës për të gjitha problemet e mëdha që kanë shoqëruar tranzicionin në përpjekjet për të krijuar institucionet e reja funksionale të shtetit më të ri në botë. Por edhe me shumëçka tjetër, që është jashtë sferës së marrëdhënieve zyrtare dhe jetës institucionale, si pjesë e marrëdhënieve shoqërore dhe social ekonomike në vend.

Fakt është se kritikat më të mëdha për gjykimin e mendjeve të ftohta dhe të distancuara nga ky lloj përjetimi, i drejtohen Gjykatës Speciale. Sipas Kryetarit të Komitetit për Punët e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, Eliot Engëll ka “shqetësimë serioze që edhe pse ligji që ka krijuar Gjykatën Speciale nuk përcakton etni, ky institucion ka ndjekur vetëm shqiptarët” në lidhje me krimet që janë bërë në Kosovë, gjatë një periudhe të caktuar kohore në kohën e luftës.

Lexo edhe :   Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Përtej edhe kësaj, përballja e Hashim Thaçit me drejtësinë, nuk duhet ti gëzojë edhe aq shumë armiqtë dhe kundërshtarët e tij. Jo vetëm për shkak të këtij disporporcioni me të cilin po punon deri tani Gjykata Speciale. Jo vetëm për arsye se udhëheqësit kryesore të UÇK, që janë përballur më parë me drejtësinë ndërkombëtare, kanë dëshmuar pastërtinë e luftës së shqiptarëve për liri, kundër pushtimit genocidal serb. Por në terma individuale, për një arsye tjetër, që është dëshmuar historikisht në raste të ngjashme ndër liderët politikë shqiptarë.

Lexo edhe :   Pesë avokatë do mbrojnë ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë

Hashim Thaçi është goditur atëherë kur mendohej se ishte në fundin e karrierës së tij, pasi kishte deklaruar se në përfundim të mandatit të Presidentit të Kosovës, do të tërhiqej nga jeta aktive politike. Le ta marim edhe këtë si një manovër tipike të “gjarprit” të luftës, tani në kohë paqeje. Le ta marim të mirëqenë se ai e ka ditur që herët ose vonë, do të udhëtonte drejt Hagës, për tu përballur me akuzat penale ndaj tij. Ajo që harrojnë të gjithë ata që duan ta shohin Hashim Thaçin në mos në pranga, apo në qeli, të paktën jashtë politikës aktive në Kosovë, është diçka tjetër.

Kurdo që të kthehet nga Haga, Hashim Thaçi do të zbresë një ditë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, si hero. Megjithëse në kontekste krejt të ndryshme, këtë e ka ditur shumë mirë i mençuri Dritëro Agolli, kur në 30 korrikun e 1993 ditën e arrestimit të Fatos Nanos, deklaroi se ai ishte një lider i zakonshëm dhe Sali Berisha do na i rikthejë nga burgu si hero. Dhe ashtu ndodhi. Sikundër kjo ka ndodhur me çdo proces tjetër të pastër politik në histori, të zhvilluar nga drejtësia jo vetëm në Shqipëri, por kudo gjetkë në botë.

Ndërsa Kosova është edhe më e familjarizuar me procesin e heroizimit të figurave të saj politike dhe publike, që nga koha e Serbisë së Millosheviçit e deri tek proceset e fundit në Gjykatën e Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi. Lista është e gjatë, e fillon që nga Adem Demaçi për të mbërritur deri tek Albin Kurti. E tani vonë, nga Fatmir Limaj e deri tek Ramush Haradinaj, të cilët u rikthyen si heronj në Prishtinë, duke u bërë më të fortë dhe duke e vijuar karrierën e tyre politike edhe më fuqishëm se përpara udhëtimit me pranga në duar.

Ndaj, “mos u gëzo o i gëzuar dhe mos u hidhëro o i hidhëruar”, se edhe rruga për heroizimin e Hashim Thaçit, kalon nga Haga!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

LAJM I FUNDIT/ Veton Surroit i rikthehet titulli “Qytetar Nderi”

I rikthehet titulli “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pasi prefekti i Kukësit refuzon vendimin e Këshillit të Qarkut Kukës. Publicistit dhe politikanit nga Kosova, Veton...

Zyrtare/ Vijon ora policore, Komiteti i Ekspertëve nuk bën asnjë ndryshim

Komiteti i Ekspertëve vendosi ditën e sotme që të mos ketë masa të reja. Komiteti Teknik i Ekspertëve tha se aktualisht do të vijojmë...

Britania do nisë vaksinimin javën e ardhshme, Interpoli lëshon alarmin global

Britania u bë vendi i parë në botë që zyrtarizoi vaksinën kundër koronavirusit, që pritet të nisë të mërkurën e javës që vjen. Zyrtarët...

Hetimet e SPAK/ Ish-drejtori i burgut 313 akuzohet për korrupsion

SPAK ka përfunduar hetimet për procedimin penal të Eduard Strugaj, ish drejtor i burgut 313-të dhe të pandehurve të tjerë. I pandehuri Eduard Strugaj,...

‘Bashkë do ia dalim’, Kosova me masa kufizuese për festat e fundvitit

Shifrat në rritje të infektimeve të reja, ka detyruar autoritetet në Kosovë të ndërmarrin masa të reja. Duke analizuar situatën e ku nuk ka patur...