Aktualitet

Rrjeti shpërthen në meme për Lefter Allën


               Publikuar në : 12:16 - 23/01/20 M S

Disa meme qarkullojnë në rrjetet sociale, pas publikimit të videos së kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, i cili është filmuar duke pirë kokainë. PD kërkon shkarkimin e tij, ndërsa vetë Alla pretendon se është montazh.

SPAK ka nisur procedim penal për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. Ky i fundit ka reaguar mbrëmjen e djeshme. Ai ka sulmuar Partinë Demokratike duke thënë se po bashkëpunon me grupe biznesi dhe grupe kriminale për ta shantazhuar atë.

Kryebashkiaku e quan videon montazh, por nuk paralajmëron kundërpërgjigje me padi në gjykatë si ndaj PD apo ndaj gazetarit Artan Hoxha që e publikoi videon.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT