E shtunë, 11 Korrik, 2020
21 C
Tirana

Rrjetet sociale, thikë me dy presa për gratë politikane

Më të lexuarat

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

“Unë kryeministër e ai president”, Rama thumbon Bashën

Përgjigjet e kundërpërgjigjet ndërmjet Ramës dhe Bashës nuk kanë fund. Pasi kryedemokrati zbuloi prapaskenat, lidhur me ofertën që i kishte ardhur nga ndërmjetësues të...

“U rrah nga shokët e skuadrës”, reagon lojtari rumun i Partizanit

Qendërmbrojtësi rumun i Partizanit, Deian Boldor, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan sot në media se ai ka pësuar nga shokët e tij të...

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit. Në videon e siguruar nga...

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Shqipëria do të mbyllet sërish? Rama flet për gjendjen kritike në vend

Rama foli sot në konferencën për mediat, në lidhje me situatën e rënduar nga koronavirusi. Pyetja që bëjnë më shpesh qytetarët lidhet me faktin...

Ndihen lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Paraditen e sotme janë ndjerë lëkundje tërmeti në Ersekë. Tërmeti ishte me magnitudë 3.2 të shkallës rihter. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë rreth 18...

Xhemi Shehu largohet nga “Top Channel”

Moderatorja simpatike e ekranit, Xhemi Shehu, është larguar nga "Top Channel". Pak kohë më parë u përfol për një largim të mundshëm të trupës...

PS do të bashkëpunojë me LSI? Majko flet për koalicionet

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, i ftuar në "Repolitix", ka shmangur pyetjen nëse  Erion Veliaj do të jetë pasardhës i Edi Ramës. Ministri zgjodhi...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

Një studim i ri, arrin në përfundimin se gratë politikane po përdorin gjithnjë e më shumë median sociale për të komunikuar drejtpërdrejt me audiencat e tyre, duke kompensuar për mangësitë e pasqyrimit të aktivitetit të tyre në mediat tradicionale.

Por megjithë përfitimet, kjo metodë komunikimi është një thikë me dy presa, pasi ato vihen më shpesh se politikanët meshkuj në shënjestër të sulmeve verbale dhe llogarive të rreme në rrjetet sociale.

Kandidatja demokrate për Presidente, Elizabeth Warren deklaron në Des Moines, të Ajovas se fushata e saj ka arritur të mbledhë 2 milionë dollarë.

Dhe senatorja republikane nga Tenesi, Marsha Blackburn, i bën thirrje publikut në Twitter që të ruajë të dhënat e veta personale.

“Kandidatet femra janë në gjendje ta përdorin median sociale maksimalisht për t’u lidhur me votuesit, duke shfaqur autenticitetin e tyre, që të shkojnë përtej imazhit politik që kishim parë në të kaluarën, duke u përpjekur të shfaqin më shumë nga vetja”, thotë ajo.

Mbështetur në 88 intervista me gra politikane nga 33 vende, studimi i zonjës Di Meco, tregon se pavarësisht nga mjedisi toksik, kandidatet femra shpesh kanë qenë në gjendje të përdorin rrjetet sociale Twitter dhe Facebook, për të nxitur ambiciet e tyre politike.

Crystal Patterson, Menaxhere e Partneritetit për Marrëdhëniet Globale me Publikun tek rrjeti social Facebook, thotë se kjo është e vetmja mënyrë për të mos u varur te dikush tjetër për të hartuar mesazhin.

“Nuk ke nevojë të pyesësh një gazetar të ndryshojë një citim apo televizioneve të ndryshojnë një kronikë.

Mund ta bësh videon si të duash, ta krijosh mesazhin si të duash dhe shpesh është mënyra më e mirë për të nxjerrë informacionin e vërtetë për vete dhe për të hedhur poshtë informacionin negative”, thotë ajo.

Christine Matthews, një konsulente për opinionin publik, i tha Zërit të Amerikës se suksesi varet gjithashtu nga personi.

“Një kandidate që mund ta përdorë më efektivisht dhe në mënyrë më autentike median sociale, do të ketë një mesazh më të fuqishëm dhe më të mirë. Nëse e përdor në mënyrë shumë të kujdesshme, ke më shumë vështirësi”, tha Presidentja e firmës “Bellwether Research and Consulting”.

Anëtarja e Kongresit, Alexandra Ocasio-Cortez, nga Nju Jorku, e pasqyron këtë. Ajo përgatiti marrjen në pyetje për Shefin Ekzekutiv të Facebook-ut Mark Zuckerberg duke i kërkuar audiencës së saj në Twitter t’i dërgonte pyetje.

Por për politikanet femra, përdorimi i medias sociale është një thikë me dy presa.

“Komentet që vënë në shënjestër gratë në Twitter janë ndryshe nga ato për burrat. Ato përqendroheshin më shumë tek personaliteti dhe karakteri sesa tek politikat. Edhe më interesant është fakti që kandidatet femra, kanë gjasa të bëhen më shpesh objekt i sulmeve të llogarive të rreme të rrjeteve sociale”, thotë zonja Di Meco.

Zonja Matthews thotë se të gjithë kandidatët — dhe veçanërisht gratë— duhet të kenë një plan për t’iu përgjigjur negativitetit në internet, para se të fillojnë fushatën.

“Politikanet gra në veçanti duhet të kenë një strategji për të reaguar ndaj trollëve apo kritikave negative, apo sulmeve në këto platforma dhe të kenë personel që të mund ta bëjnë një gjë të tillë”.

Facebook dhe Twitter dhe organizata të tjera jofitimprurëse po ofrojnë trajnime për gratë politikane, që të mund të zgjerojnë ndikimin e tyre dhe të mbrojnë veten nga sulmet dhe llogaritë e rreme sociale.

Grave kandidate u është thënë shpesh që të mos reagojnë me të njëjtën monedhë, por zonja Di Meco thotë se në fakt një studim tregon se popullariteti i tyre rritet, kur e bëjnë një gjë të tillë.

“Përgjigjia më e mirë në fakt është që të reagosh hapur dhe të thuash se sulme të tilla janë të papranueshme. Kur një politikane e bën një gjë të tillë, besueshmëria e saj rritet dhe ajo bëhet më e pëlqyeshme”, thotë ajo.

Por megjithë mjedisin toksik për kandidatet, raporti i Di Mecos lë të kuptohet se zgjidhja nuk është tërheqja, por përcjellja e mesazhit se gratë kanë vendin e tyre, si në politikë ashtu edhe në platformat që zgjedhin për të komunikuar me votuesit. /REL

Gjithashtu mund të lexoni:

Çuditë e verës/ Fatura në jug merr dhenë në rrjete sociale, 25 mijë lekë fileto

Majlinda Halilaj ‘pushtoi’ rrjetet sociale, Basha flet për deputeten që e zëvendësoi

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbyllet me barazim derbi Partizani-Tirana

Derbi i sotëm Partizani-Tirana u mbyll me rezultatin 1-1. Kjo ndeshje nuk dhuroi shumë cilësi në fushën e lojës dhe ishte mjaft e pazakontë, pasi...

Shtimi i rasteve të reja/ Bino sugjeron mbylljen e fundjavave

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, ka folur rreth rritjes së numrit të viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi. Në një...

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Nga e hëna mbyllet sërish transporti urban

Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, Rixhin Qosja thotë se shërbimi i transportit urban do të ndërpritet sërish ditën e hënë. Në një prononcim...

Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament. Ky...