Ekonomi

Rritje të pagave deri në 7%, ministrja Denaj: Kush përfiton që nga 1 prilli

               Publikuar në : 17:11 - 04/04/19 S.N

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u është përgjigjur në mënyrë indirekte akuzave të ish-deputetes Vokshi, se Rama i mashtroi mjekët dhe mësuesit lidhur me premtimin për rritjen e pagave.

Duke mos iu referuar aspak deklaratës së Vokshit, menjëherë ka reaguar ministrja Denaj, e cila ka njoftuar se prej 1 prillit ka hyrë në fuqi rritja e pagave për një kategori të caktuar, ku përfitojnë kryesisht mësuesit, numri i të cilëve shkon në 36 mijë.

Denaj shprehet se ky është një premtim i mbajtur i qeverisë, ndërsa në pjesën më të madhe rritja është 7%. Ata që përfitojnë rritjen më të madhe janë punonjësit e përfaqësive diplomatike.

STATUSI I DENAJT:

“Rritja e Pagave në vitin 2019, një tjetër premtim i mbajtur i Qeverisë Shqiptare”.
Sikurse është bërë e ditur gjatë procesit të miratimit të Buxhetit 2019, punonjës të disa sektorëve të rëndësishëm do të përfitojnë rritje të qenësishme të nivelit të pagave të tyre.

Kjo rritje do të aplikohet duke filluar nga data 1 Prill 2019. Nga kjo politikë do të përfitojnë:
-36 mijë mësues të Arsimit Parashkollor, Arsimit Bazë, Arsimit të Mesëm të Përgjithshëm dhe atij Profesional do përfitojnë rritje të pagës prej 7 %
– 4,650 mjekë dhe 13,765 infermierë dhe staf shëndetësor, një rritje prej 7 %
– 6,800 ushtarakë të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore në masën 7 %
– 3,560 punonjës të sistemit penitenciar (policia e burgjeve) të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore me 7%
– 308 punonjës të përfaqësive diplomatike jashtë vendit të cilët përfitojnë një rritje të diferencuar të pagës mujore që shkon nga 7-20%;
Në total, parashikohet që të përfitojnë mbi 65 mijë punonjës buxhetore, me një kosto vjetore në buxhetin e shtetit prej 3 miliardë lekë.
Qeveria Shqiptare mbetet e angazhuar për të vazhduar politikën e rritjes domethënëse të pagave në administratën publike, pasi e konsideron si një element kyç në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike ndaj qytetarëve.

Denaj Fb

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT