Rritje e lehtë e të infektuarve, edhe 6 viktima nga Covid-19

Kurba e koronavirusit në vend ka pësuar një rritje të lehtë, pasi 24 orët e fundit janë regjistruar 317 raste të reja, nga 3.024 testime të kryera.

Ndërkohë, 6 persona nuk arritën ta fitonin betejën me virusin vdekjeprurës. Viktimat janë të moshave 69-90 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë nga Tirana, Durrësi, Vlora, dhe Shkodra.

Po në 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 529 pacientë, teksa raste aktive mbeten 29,083.

Aktualisht, në spitalet COVID në Tiranë dhe ato rajonale, po trajtohen 247 pacientë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

87 raste në Tiranë, 30 raste në Fier, 20 raste në Berat, 18 raste në Vlorë, 16 raste në Librazhd, 15 raste në Durrës, Elbasan, 13 raste në Shkodër, 8 raste në Korçë, Sarandë, 7 raste në Devoll, Gjirokastër, Kuçovë, 6 raste në Krujë, Kamëz, 5 raste në Lushnje, 4 raste në Kurbin, Lezhë, Peqin, 3 raste në Mirditë, Pogradec, Gramsh, Skrapar, 2 raste në Kukës, Mat, Divjakë, Dibër, Malësi e Madhe, Poliçan, 1 rast në Tropojë, Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, Ura-Vajgurore, Selenicë, Belsh, Vorë, Maliq, Patos, Cërrik, Këlcyrë, Konispol.

Viktima – 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 69–90 vjeç.

Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 529 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,129 që nga fillimi i epidemisë.

Të shtruar në spitale – Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 247 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Statistika (08 Prill 2021)

Lexo edhe :   Çfarë lidhje kanë trombozat me vaksinat anti-Covid?

Raste të reja ditore 317

Të shëruar në 24 orë 529

Të shtruar në spitale 247

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 3024

Testime totale 580,615

Raste pozitive 127,509

Raste të shëruara 96,129

Raste Aktive 29,083

Humbje jete 2297

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 20608

Fier 2541

Durrës 1205

Gjirokastër 1205

Shkodër 1021

Vlorë 707

Korçë 719

Kukës 344

Dibër 338

Elbasan 254

Lezhë 102

Berat 39