Rritja e thoit nën mish, problemet dhe mjekimi

Shkurtimi i thonjve shumë thellë përgatit terrenin që thoni të hyjë në mish, duke shkaktuar dhembje dhe infeksione të ndryshme. Mjekët thonë se, nëse thonjtë shkurtohen në thellësi, sidomos nga pjesët anësore,  atëherë thonjtë pëkulen dhe marrin formën e gishtave. Kjo formë rrezikon më pas që rritja e thonit të bëhet brenda lëkurës suaj. Një proces të tillë mund ta përshpejtojë edhe veshja e këpucëve shumë të ngushta.

Simptomat

Hyja e thonit në mish shkakton vështirësi në ecje për shkak të dhembjeve dhe enjtjeve. Shpesh një thon i futur në mish shkakton infeksion. Më zakonisht kjo gjë ndodh tek të rinjtë që veshin këpucë të ngushta. Më shpesh hyrja e thonit ndodh në gishtin e madh të këmbës. Hyrja e thonit nën mish ndodh kur lëkura në njërën apo të dyja anët e thonit rritet mbi skajet e tij, ose kur thoni vetë rritet nën lëkurë. Skuqje, dhimbje dhe ënjtje në cep të thonit mund të rezultojë dhe infeksioni mund të pasojë së shpejti. Ndonjëherë një sasi e vogël qelbi mund të shihet duke rrjedhur nga zona e prekur. Hyrja e thonit nën mish zhvillohet për shumë arsye. Disa raste janë të hyrjes së thonjve në mish janë të lindura, Megjithatë, rastet më të shpeshta i shkakton kombinimi i prerjeve të thalla dhe këpucëve të ngushta.

Dy llojet e trajtimit

1-Trajtimi jokirurgjikal

Nëse kapet në kohë hyrja e thonit në mish, mund të shmanget ndërhyrja kirurgjikale. Mjekët këshillojnë futjen e këmbëve në ujë të ngrohtë 3-4 herë në dit, si dhe mbajtjen e këmbëve të thata, larg lagështirës.  Këshillohet veshja e këpucëve të rehatshme e të përshtatshme për këmbën dhe gishtërinjtë. Mjekimi me ibuprofen apo acetaminophen për lehtësimin e dhimbjes mund të provohet për 2-3 ditë. Nëse nuk ka përmirësim atëherë duhet kaluar tek mjeku.

2-Trajtimi kirurgjikal

Në rast se nga futja e thonit në gisht krijohet enjtje, dhimbje dhe rrjedhje sekrecionesh të pranishme, do të thotë se thoni është i infektuar dhe duhet të trajtohet nga një mjek. Faza e parë mund të jetë mjekimi me antibiotikë. Por mund të sugjerohet edhe heqj në mënyrë kirurgjikale e një pjese të thonit, një pjese e shtratit të tij , disa prej indeve të buta ngjitur me të dhe madje edhe një pjesë e qendrës së rritjes. Kirurgjia është efektive në eliminimin e buzës së thonit nga rritje brenda dhe përpara lëkrës.

Ndërkaq, në rastin e fëmijëve, mund të këshillohen heqja në rast të hyrjes së thonit nën mish me infeksione të përsëritura e kronike. Ndërhyrja bëhet me anestezi lokale ku mjeku  përdor gërshërë për të prerë pjesën hyrëse nën mish duke u kujdesur që të mos prek shtratin e thonit. Një ekspozim i shtratit të thonit mund të jetë shumë i dhimbshëm. Ky proces ëhstë me rëndësi pas heqja e tërë thonit të hyrë nën mish rrit gjasat që thoni që do rritet do dali i deformuar. Rritja e thonit mund të zgjasë 3-4 muaj.

Këshilla për mamatë

Rrëziku i derfomimeve ndodh në fëmijëri nga prerja e pakontrolluar e thonjve. Prerja nuk duihet të jetë e thellë, që të mos hyjë në mish ndërkohë që çorapet dhe këpucët duhet të jenë të përshtatshme që kmëba të ketë hapësirën e nevojshme. Gjithashtu, thonjtë duhen prerë drejt me një makinë prerëse të pastër, duke u kujdesur që të mos priten cepat apo qoshet e thonjve. Thonjtë nuk duhen shkurtuar më pak se buza e gishtit. Njëkohësisht, me rëndësi mbetet higjiena e këmbëve, përmes larjes së shpeshtë.