E martë, 20 Tetor, 2020
9 C
Tirana

Rritet rrezikshmëria e Kinës, ja çfarë paralajmërojnë ligjvënësit amerikanë

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

‘Gjobat për maskat të paligjshme’, /Meta-Ramës: Reflekto, po tremb qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilri Meta i bën thirrje qeverisë, që të reflektojë për aktin normativ, që gjobit qytetarët të cilët nuk e mbajnë maskën...

Ligjvënësit amerikanë po paralajmërojnë për rrezikun në rritje nga Kina. Në dy raporte të veçanta, të publikuara të mërkurën, kritikohen agjensitë amerikane të zbulimit dhe politikanët se shpresuan më tepër se ç’duhej në nocionin se rritja e tregtisë dhe ndërveprimit me Kinën, do ta shtynin rrjedhimisht Pekinin të përshtatej me vlerat perëndimore.

Raportet thonë se Shtetet e Bashkuara janë duke u munduar vetëm të reagojnë ndërsa përballen me rrezikun real të zëvendësimit nga Kina në skenën botërore.

“Janë shumë gjëra që rrezikohen”, thuhet në një raport të redaktuar të qarkulluar nga demokratët në Komisionin e Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve. “Në rast se nuk bëhet një rishpërndarje domethënëse e burimeve, qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe komuniteti i zbulimit nuk do të arrijnë rezultatin e nevojshëm për të mundësuar konkurencën e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara me Kinën në skenën globale për dekadat e ardhshme”, thotë raporti.

Raporti i Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, i mbështetur tek qindra orë dëshmish të zyrtarëve të zbulimit dhe tek rishikimi i mijëra vlerësimeve, kritikon agjensitë amerikane të zbulimit se u fokusuan më tepër se ç’duhet në misionin e tyre kundër terrorizmit dhe se dështuan t’i përshtaten rreziqeve të një bote në ndryshim.

“Ndërsa Shtetet e Bashkuara ishin të zëna në luftën me al-Kaidan, ISIS-in dhe bashkëpunëtorët, degët dhe ndjekësit e tyre, dominimi i pasfiduar i Uashingtonit në sistemin global u zvenit”, thotë raporti.

Për t’u përballur më mirë me Kinën dhe rreziqet e tjera që po shfaqen, raporti thotë se agjensitë amerikane të zbulimit duhet të shfrytëzojnë më mirë informacionin e disponueshëm në internet, mediat sociale dhe gjetiu.

Raporti gjithashtu thotë se zyrtarë amerikanë të zbulimit duhet t’u kushtojnë më shumë vëmendje rreziqeve jo të menjëhershme dhe joushtarake “si shëndeti global, siguria ekonomike dhe ndryshimet klimatike”.

Gjithashtu, raporti bën thirrje për një fokus më të madh tek rekrutimi dhe përgatitja e “brezit të ardhshëm të analistëve për Kinën”, siç përshkruhen nga raporti.

“Lajmi i mirë është se ende kemi kohë për t’u përshtatur”, tha në një deklaratë Kryetari i Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, Adam Schiff. “Është shpresa ime që komuniteti i zbulimit do të bashkëpunojë ngushtë me komisionet e mbikqyrjes nga Kongresi për t’i realizuar këto ndryshime me shpejtësi”.

Një raport i dytë i publikuar po të mërkurën, këtë radhë nga ligjvënësit republikanë, kishte gjithashtu kritika, duke rekomanduar më shumë se 400 ndryshime në strategjinë e Uashingtonit për Kinën.

“Për të ruajtuar demokracinë dhe lirinë në mbarë botën, Shtetet e Bashkuara duhet të veprojnë me vendosmëri me aleatët tanë për të rifituar avantazhin e iniciativës”, thotë raporti i Grupit të Punës për Kinën.

Ideologjia e Partisë Komuniste Kineze (PKK) “po dëmton parimet themelore të sistemit ndërkombëtar dhe po rrezikon sigurinë dhe begatinë e amerikanëve”, thuhet në raport. “Mëshira dhe mirëkuptimi ndaj PKK-së dhe axhendës së saj shtypëse nuk është më një opsion”.

Raporti u bën thirrje politikëbërësve të shtojnë operacionet e kundërzbulimit ndaj Kinës dhe të sigurohen që zinxhiri i furnizimit për mjekësinë dhe për sigurinë kombëtare të mos mbështetet më tek mallrat kineze.

Raporti gjithashtu rekomandon rritjen e shpenzimeve për t’u përballur më mirë me aftësitë bërthamore të Kinës, si dhe forcat saj të armatosura konvencionale që vazhdojnë të rriten.

“Për mbi 40 vjet, jemi përpjekur t’i sjellim në familjen e kombeve, si një partner i përgjegjshëm, por ata refuzojnë të sillen me përgjegjësi”, tha në një deklaratë Kryetari i Grupit të Punës për Kinën, Michael McCaul./ VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Më qëlluan me pistoletë”, zbardhet telefonata që alarmoi Policinë e Vlorës

Një 27-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, së një person ka dashur ta vrasë. Shënjestra ka qënë shtetasi me inicialet M.F....

Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, ja rrugët alternative 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi se nga nesër do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sërish izolim?/ Rreth 19 mijë mësues janë trajnuar për mësimin online

Për ti paraprirë çdo situate lidhur me pandeminë, janë marrë masat edhe për trajnimin e mësueve për mësimin online. Shumë mësues kanë rezultuar të...

Familja i jep fund kërkimit për biznesmenin Remzi Hoxha

Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij. Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit...