E premte, 5 Mars, 2021
12 C
Tirana

Rritet numri i viktimave në Kosovë, 294 raste të reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka njoftuar të martën se nga COVID-19 kanë vdekur edhe 9 persona.

Dy viktima janë shënuar në Prishtinë dhe nga një në Drenas, Gjakovë, Kamenicë, Mitrovicë, Prizren, Suharekë dhe Vushtrri.

Bazuar në raportin ditor të IKSHPK-së janë testuar edhe 1.729 mostra të dyshuara, prej të cilave 294 kanë dalë pozitive në koronavirus. Të shëruar nga sëmundja janë regjistruar edhe 281 pacientë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 56.412 të prekur nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi. Prej tyre 1.420 pacientë kanë vdekur ndërsa 49.713 janë shëruar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ronaldo drejt largimit, Juventusi “piketon” ish-sulmuesin e Interit

Situata e pandemisë nuk i ka ndihmuar klubet e futbollit nga ana financiare të cilat duket se janë me humbje për shkak dhe të...

Serbia merr 500 mijë vaksina kineze/ Vuçiç: Presim dhe 13 milion të tjera

500,000 doza të tjera të vaksinës kineze “Sinofarm”, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Serbi. Lajmin e ka dhënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një...

Fenomeni “Tirja”,/ Bushati: Ndodh kudo, në Gjermani doktori vrau 118 pacientë

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati e ka quajtur të turpshme faktin e fokusimit të vëmendjes ndaj rastit të sanitares së Shefqet Ndroqi, Tire...

Ministri francez: Vaksinat ruse dhe kineze, rrezik për shëndetin publik

Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos i përdorin vaksinat ruse ose kineze për COVID-19n, nëse ato...

Meta: Kush nuk voton, s’ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë thirrje shqiptarëve për të votuar masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas Metës, ai qytetar që...